13.2 C
Prizren
E enjte, 7 Maj, 2026

Lavrov: Perëndimi po rrit tensionet në Ballkan

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, akuzoi Shtetet e Bashkuara dhe disa vende evropiane për nxitjen e tensioneve Lindje-Perëndim në Ballkan.

Në një intervistë për agjencinë serbe të lajmeve Beta, Lavrov tha se vendet “anti-ruse” në Perëndim po i bëjnë shtetet e Ballkanit të zgjedhin midis Perëndimit dhe Rusisë, si kusht për t’iu bashkuar Bashkimit Evropian dhe NATO-s.

Lavrov i tha transmetuesit serb N1 se detyrimi i vendeve të Ballkanit për të zgjedhur anë është “politikë shumë e gabuar” dhe se Rusia synon t’i mbajë interesat dhe lidhjet e saj me vendet si Serbia.

Lavrov shtoi se detyrimi i vendeve të Ballkanit për të miratuar politika anti-ruse “është duke rritur tensionet në Evropë”.

“Uashingtoni dhe disa kryeqendra evropiane i dërgojnë ambasadorët e tyre në Ballkan për këtë qëllim të saktë: mos jini miq me Rusinë, refuzoni bashkëveprimin me të në të gjitha fushat”.

Lavrov e dënoi, siç tha ai, histerinë e Perëndimit për qendrën humanitare në Nish, ku, sipas tij, aktualisht punojnë vetëm katër rusë.

Lavrov, i cili pritet të vizitojë Serbinë më 21 shkurt, tha se Rusia do të vazhdojë të bllokojë Kosovën nga pranimi në Kombet e Bashkuara derisa Beogradi dhe Prishtina të negociojnë një kompromis mbi çështjen e sovranitetit, ashtu siç kërkohet nga udhëheqësit serbë.

Më Shumë

Zhvilloi provën e parë në Eurovision, Alis: Emocione trefish më të forta, ëndërr që po bëhet realitet

Alis Kallaci, fituesi i Festivalit të 64 të RTSH me këngën “Nan” ka ndarë emocionet dhe përjetimet nga prova e parë gjenerale në skenën...

Bashkimi për finalen, Bora për historinë – gjithçka vendoset nesër në Prizren

Bashkimi dhe Bora përballen të mërkurën në ndeshjen e pestë dhe vendimtare të gjysmëfinales së “Play-off”-it në ProCredit Superligë, me serinë e barabartë 2:2. Takimi...

Lajmet e Fundit