LDK i do 7 ministri, presidentin dhe kryeparlamentarin

Kërkesat e LDK-së kundrejt LVV-së që pozita e kryeministrit të baras vlerësohet me 4 ministri, të kenë pozitën e kryeparlamentarit, si dhe ulësen e presidentit(pas dy viteve) po shihen si lojë e radhës e LDK-së.

Analistët vlerësojnë se kushtet e tilla nga ana e LDK-së kanë për qëllim fuqizimin e kësaj partie në negociatat me Vetëvendosjen, si dhe zbehin mundësinë për bashkëpunim mes dy partive, shkruan sot gazeta Zëri.

Dy partitë opozitare në legjislaturën e kaluar, LVV dhe LDK të cilat në zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit, shënuan fitore në raport me partitë që ishin në pushtet, tashmë disa muaj po negociojnë për arritjen e një koalicioni pas zgjedhor.

Ndonëse të dyja partitë deklarativisht thonë se janë në prag të nënshkrimit të marrëveshjes, është LDK-ja ajo e cila ka potencuar se nuk dëshiron që me LVV-në të udhëheq me numër të barabartë dikasteresh qeveritare.

Më Shumë

Më 30 qershor, Totaj mban takimin e parë publik me qytetarët e Prizrenit

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, do të mbajë  takimin e parë publik me qytetarët për punën e tij dhe të ekzekutivit komunal...

Gazetaria nuk është shërbim ndaj pushtetit, por përgjegjësi ndaj së vërtetës

Nga Musa Sabedini Në gjithë rrugëtimin tim profesional kam besuar se gazetaria nuk matet me afërsinë ndaj pushtetit, por me guximin për t’i kërkuar llogari...

Lajmet e Fundit