24.4 C
Prizren
E hënë, 7 Korrik, 2025

LDK i përgjigjet kryetarit të Prizrenit: Nuk do t’i lirojmë zyrat në Kuvendin Komunal

Zëdhënësja e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prizren, Afërdita Morina, ka thënë se Mytaher Haskuka, kryetari i Komunës në këtë qytet, ka lëshuar një vendim që anëtarët e këtij subjekti duhet t’i lirojnë zyret që i kanë në objektin e Kuvendit Komunal.

“Ka 20 vjet që jemi në ato zyre, objekti është pronë e Kuvendit Komunal të Prizrenit dhe sot kemi marrë një vendim nga kryetari i Komunës, Mytaher Haskuka, në të cilin thuhet se deri më 15 prill më së largu detyrohemi t’i lirojmë zyret. Nëse nuk i lirojmë, në një pikë të atij vendimi thuhet se me dhunë mund të largohemi nga zyret tona”.

“Ne nuk do t’i lirojmë zyret, ato janë pronë e Kuvendit Komunal. Në kohën kur LDK-ja ishte në krye të Komunës, asambleja kishte votuar për një vendim që subjektet që marrin besimin e qytetarëve duhet t’u mundësohet të kenë zyre pa pagesë në objektin e Kuvendit Komunal. Ky vendim sa dimë ne deri tani nuk është shfuqizuar asnjëherë. Ne nuk kemi as ku ta dërgojmë inventarin që e kemi në zyre”.

“Haskuka nuk duhet të keqpërdor detyrën që të nxjerr vendime të tilla për rivalët e tij politik. Me sa kam parë edhe kryetari i degës së PDK-së në Prizren ka thënë se edhe atyre iu është kërkuar që t’i lirojnë zyret”, ka thënë Morina në Klan Kosova.

Më Shumë

Emilija Rexhepi rizgjidhet kryetare e NDS-së

Emilija Rexhepi është zgjedhur edhe për një mandat kryetare e partisë Nova Demokratska Stranka (NDS), në Kongresin e 5-të të kësaj parti që u...

Njëri e theri me thikë e tjetri i ndihmoi ta fsheh veprën, aktakuzë ndaj dy personave në Prizren

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit E.K., për shkak të dyshimit të bazuar mirë se...

Lajmet e Fundit