13.8 C
Prizren
E enjte, 28 Mars, 2024

Ylli mposhtë Sigal Prishtinën dhe kualifikohet për në gjysmëfinale

Golden Eagle Ylli ka shënuar fitore ndaj Sigal Prishtinës 70:87, duke u kualifikuar në gjysmëfinale të Final 8 të Ligës Unike.

Përkundër se Sigal Prishtina kishte vendosur të paraqitet pa tre lojtarë të huaj, në çerekun e parë u zhvillua një lojë interesante, që përfundon 20:24 për therandasit. Lojë e barabartë u zhvillua në periodën e dytë, ku skuadra nga Theranda e fitoi 16:18, duke shkuar në pushim me shifrat 36:42.

Por, Prishtina nuk u dorëzua dhe e filloi fuqishëm periodën e tretë, duke afruar shifrat në 47:48, por më pas Ylli këndellet dhe me një seri të suksesshme, ku rezultati në semafor pas 30 minutash tregonte shifrat 51:62. Ylli thelloi edhe më shumë epërsinë në 10 minutat e fundit, duke triumfuar në fund 70:87.

Te Sigal Prishtina u dalluan Fisnik Rugova me 24 pikë e 5 kërcime dhe Meriton Ismaili me 14 pikë e 8 kërcime, kurse te Golden Eagle Ylli u dalluan Valon Bunjaku me 17 pikë e 11 asistime dhe Samir Zekiqi me 23 pikë. Ylli në gjysmëfinale do të përballet me Goga Basket.

Ndeshjet çerekfinale u zhvilluan në Rahovec, kurse pjesa finale e garave, më 13-14 prill në Durrës. /Insporti.com/

Më Shumë

 Marrëveshje për zhvillim ekonomik dhe inovacion në Prizren

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj ka nënshkruar sot një Marrëveshje të Mirëkuptimit me Innovation and Training Park (ITP) dhe Makerspace – Innovation Center Prizren për të bashkëpunuar në agjendën digjitale të...

Viniciusi i përlotur: Gjithnjë e më pak po e ndjej futbollin

Anësori brazilian, Vinicius Jr, ka thënë se çdo herë e më pak po e ndjen lojën e futbollit për shkak të sulmeve raciste që...

Lajmet e Fundit