-0.7 C
Prizren
E diel, 12 Janar, 2025

LDK ia mori Dragashin, PDK kërkon të mos përfshihen në rezultat votat e diasporës

Partia Demokratike e Kosovës në Dragash ka reaguar pas rezultatit me votat e numëruara të diasporës.

Votat e diasporës kanë përmbysur rezultatin në komunën e Dragashit ku po printe Partia Demokratike e Kosovës me 50,21 për qind të votave. Ky rezultat ndryshoi pasi votuesit nga diaspora e votuan kandidatin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bexhet Xheladini.

244 vota janë për LDK-në nga diaspora ndërsa PDK mori 54 vota.

PDK në këtë komunë dyshojnë se votat nga diaspora i kanë plotësuar pronarët e një agjencie turistike.

“Nga ajo që u pa nga vëzhguesit por edhe nga mediat, u vërtetua informacioni që ka qarkulluar tash e disa ditë në Dragash, që pronarët e një agjencie turistike kanë mbushur zarfet dhe i kanë shpërndarë ato në 4 posta të ndryshme në Austri e Gjermani”.

Nga kjo parti i kanë bërë thirrje Prokurorisë që të filloj hetimet sa më parë dhe ti jepet fund keqpërdorimeve me votat me postë.

Kjo parti ka kërkuar nga KQZ dhe PZAP që rezultatet e diasporës mos të përfshihen në rezultatet zgjedhore.

Postimi i plotë:

Të nderuar përfaqësues të mediave,
Të dashur qytetarë të Dragashit.
Nga ajo që sot pamë në QNR nga vëzhguesit tanë, shumica e votave me postë që kanë ardhur për Komunën e Dragashit, janë vota të manipuluara, të mbushura nga një dorë e vetme. Po ashtu, shihet qartë që zarfet janë të shënuara nga e njëjta dorë.
Nga ajo që u pa nga vëzhguesit por edhe nga mediat, u vërtetua informacioni që ka qarkulluar tash e disa ditë në Dragash, që pronarët e një agjencie turistike kanë mbushur zarfet dhe i kanë shpërndarë ato në 4 posta të ndryshme në Austri e Gjermani.
Ne i bëjmë thirrje Prokurorisë që të filloj hetimet sa më parë dhe ti jepet fund keqpërdorimeve me votat me postë.
Jemi të gatshëm ti ofrojmë Prokurorisë gjithë informatat që i posedojmë për këtë krim ndaj demokracisë.
Askush nuk mund ta deformoj vullnetin e mijëra votuesve të Dragashit.
Kërkojmë nga KQZ dhe PZAP që të reagoj menjëherë për këtë krim dhe këto zarfe të mbushura nga një dorë e vetme, mos të përfshihen në rezultatet zgjedhore.
Në të kundërtën, ne jemi të detyruar t’i ndjekim të gjitha instancat ligjore për ta mbrojtur vullnetin e qytetarëve të Dragashit nga keqbërës që me metoda kriminale mundohen ta deformojnë rezultatin.

Më Shumë

Kryeprokurori i Prizrenit, Petrit Kryeziu prezanton nesër planin e punës për vitin 2025

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu, do të prezantojë planin e punës për Prokurorinë Themelore të Prizrenit për vitin 2025. Prezantimi do të...

Osho: Ja pse duhet të jeni individualist…

Krahas shumë mësimeve, Osho vjen të qartësojë shumë dilema, të zgjidh shumë mëdyshje, të çlirojë nga barra e varësisë prej kodeve zakonore dhe gjithfarësoj...

Lajmet e Fundit