LDK-ja falënderon Haskukën për prishjen e koalicionit në Prizren

Lidhja Demokratike e Kosovës(LDK) në Prizren, ka falënderuar kryetarin e Prizrenit Mytaher Haskukën, për prishjen e koalicionit në këtë qytet.

Shefi i Grupit të kuvendarëve të LDK-së, Haziz Hodaj tha se Haskuka shkarkoi drejtorët e LDK-së, për hakmarrje primitive.

“Faleminderit që njëanshëm i shkarkove drejtorët e LDK-së”, tha Hodaj në seancën e Kuvendit të Prizrenit.

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka prishur ditë më parë koalicionin me LDK-në.

Ai është arsyetuar se prishja e këtj koalicioni ka ardhur si rezultat i mocionit që LDK-ja ngriti kudër Qeverisë së Kurtit, shkruan “PrizrenPress”.

Ndërkaq, Hodaj tha se LDK-ja është krenare që drejtorët e saj u larguan pa njollë të keqe.

“Drejtorët LDK-së u larguan pa asnjë njollë të zezë”, tha Hodaj.

LDK-ja në shenjë “hakmarrjeje”, ka braktisur seancën e Kuvendit të Prizrenit, në të cilën ishte paraparë rishikimi i buxhetit.

Hodaj tha se kryetari i Komunës, Haskuka, asnjëherë nuk i ka kontaktuar për të diskutuar rreth buxhetit dhe projekteve të tjera. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Diskutohet zbatimi i sistemit elektronik SMIL në Prokuroria Themelore në Prizren

Në kuadër të monitorimit të zbatimit të Rregullores Nr. 03/2021 për Menaxhimin e Lëndëve përmes Sistemit Elektronik (SMIL), Grupi Punues i kryesuar nga Visar...

Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për arrestimin e Kujtim Koqit nga Prizreni

Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për lokalizimin e personit në kërkim, Kujtim (Iftiman) Koqi, i lindur më 11.05.1989 në Prizren. Policia njofton...

Lajmet e Fundit