11.1 C
Prizren
E hënë, 28 Prill, 2025

LDK-ja kërkon anulimin e konkursit për drejtorë të shkollave

NderimGashi-LDKLidhja Demokratike e Kosovës (LDK) në Prizren, ka akuzuar drejtorin e Drejtorisë së Arsimit, Nexhat Çoçaj për politizimin  dhe shkeljet që ka bërë me hapjen e konkursit për drejtorë të shkollave dhe për fshehjen e vendeve të lira të punës.

Zëdhënësi i LDK-së, Nderim Gashi tha se Drejtoria e Arsimit në Prizren ka filluar fushatën, më shumë se dy muaj para afatit zyrtar të shpallur në KQZ-ja.“ Me 11 korrik te këtij viti,  Drejtoria e Arsimit shpalli konkursin për drejtorë shkollash, ndërsa disa ditë më vonë edhe për mësimdhënës. Që kur  është  shpallur konkursi për drejtor shkollash Dega e LDK-së ka tërhequr vërejtjen se konkursi është  i  njëanshëm dhe i motivuar politikisht,  sepse kjo drejtori me  vite i ka lënë  me ushtrues detyre shumë shkolla, e gjeti momentin e shpalljes së zgjedhjeve lokale, për ta shpallur këtë konkurs”, tha Gashi.

Sipas tij, drejtori i Arsimit,Çoçaj kur e shpalli konkursin tha se” ligji e obligon të veproj kështu”, ndërsa  edhe pse kanë kaluar  dy muaj ende nuk ka asnjë rezultat nga ky konkurs, politik. “ Ia përkujtojmë drejtorit të arsimit se ai duhet të përballet me ligjin  në të cilin thirrej për shpalljen e konkursit, këtë herë për mosrespektim të ligjit, në të cilin thirret”, tha Gashi.

Sipas tij, i njëanshëm dhe politik është edhe konkursi për mësimdhënës. “Sipas informacioneve të sigurta nga terreni të cilat i posedon Dega e LDK-së në Prizren, shume vende pune të cilat i mbajnë kuadrot me kualifikim joadekuat janë fshehur, sepse ato i mbajnë militantët e PDK-së, ndërsa vendet që janë shpallur të lira, në prag të fushatës janë sistemim I radhës i militantëve të PDK-së. Shkolla filloi sot, ndërsa emrat e drejtorëve dhe mësimdhënësve  të pranuar nuk janë publikuar”, tha Gashi.

Dega e LDK-së, kërkon nga Drejtoria e Arsimit, që të heq dorë nga politika,dhe të  anulojë konkursin për drejtorë shkollash, dhe të zgjedh mësimdhënësit që janë me kualifikim adekuat. “Dega e LDK-së në Prizren, me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, i uron të gjithë mësimdhënësit dhe nxënësit, duke uruar për një vit të mbarë dhe duke premtuar se pas zgjedhjeve të 3 nëntorit, të cilat do t’i fitojë LDK-ja do, do të iu vije fundi keqpërdorimeve te kësaj qeverisje ne ikje, dhe do hapet një shprese e re  edhe për arsimin prizrenas”, tha Gashi./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Borxhe mbi 100€? Fillon shkyçja dhe përmbarimi për mospaguesit e ujit në rajonin e Prizrenit

Kompania Rajonale e Ujësjellësit "Hidroregjioni Jugor" SH.A në Prizren ka njoftuar se do të ndërmarrë masa të rrepta për konsumatorët me borxhe të papaguara...

53 aksidente dhe afër 2 mijë gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

53 aksidente trafiku kanë ndodhur në 24 orët e fundit në Kosovë. Sipas statistikave të policisë, 20 nga këto aksidente kanë qenë me të lënduar...

Lajmet e Fundit