Policia arreston dy persona, pasi gjuajtën me armë në ahengë familjar

Armet ne dasemPolicia në Prizren ka arrestuar dy të dyshuar për gjuajtje me armë në aheng familjar  në fshatin Krajk të Hasit. Zëdhënësi i PK-së në Prizren, Hazir Berisha tha se rreth orës 21:00, policia në Prizren ka pranuar një informatë anonime e cila bënte me dije se në fshatin Krajk, në një aheng familjar, ka të shtëna nga armë të ndryshme të zjarrit.

“Pas kompletimit të informatës edhe përmes kanaleve tjera operative, zyrtarë policorë kanë shkuar në fshatin Krajk dhe kanë biseduar me organizatorin e ahengut i cili i ka treguar policisë se ai kishte shtënë në ajër me pistoletë, ndërsa daja i tij kishte shtënë me pushkë automatike”, tha Berisha. Sipas tij, të dyshuarit janë shoqëruar për në Stacion Policor në Prizren.”Po ashtu janë sekuestruar dy armë të cilat dyshohet të jenë përdorur në rast. Pistoleta është e llojit M-57 me shtatë fishekë ndërsa pushka automatike është e llojit kallashnikov me 30 fishekë”, tha Berisha.

Ai tha se pas konsultimit me prokurorin, është vendosur që të dyshuarit të lirohen, ndërsa rasti të procedohet sipas procedurës së rregullt./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Fluks i lartë në Morinë, qytetarë të Kosovës drejt bregdetit shqiptar

Fundjava ka nisur me një fluks të lartë qytetarësh dhe automjetesh në pikën kufitare të Morinës, ku pjesa më e madhe e udhëtarëve nga...

Pas një tikete trafiku/ Kërcënohet një polic në Prizren

Një pjesëtar i Policia e Kosovës ka raportuar se është kanosur nga një person në Prizren, në lidhje me një tiketë që ishte shqiptuar...

Lajmet e Fundit