18.2 C
Prizren
E enjte, 24 Prill, 2025

LDK-ja në Prizren, pyetje për Ramadan Mujën

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) në Prizren, kërkon nga kryetari i Komunës,Ramadan Muja, që të tregojë arsyet pse nuk është duke u implementuar sistemi i adresave në qytet.

Zëdhënësi i LDK-së Shkëmbim Cikaqi thotë se Muja duhet të përgjigjet për këtë çështje.

“Të gjitha qytetet tjera në Kosovë e kanë përfunduar këtë proces madje edhe komunat më të vogla si Juniku, Fushë Kosova e Shtimja…”, thotë Cikaqi.

“Ndërkohë, komunarët tanë janë akoma në gjumin e thellë dimërorë”.

Duke e ditur që kusht për liberalizim të vizave është edhe përmbyllja e sistemimit të adresave, Cikaqi shtron këto pyetje për Mujën:

Pse Prizreni të bëhet pengesë në këtë drejtim?

Si është e mundur një qytet me mbi 40 milion euro buxhet të dështojë vazhdimisht, vit pas viti në këtë proces?

Çfarë arsyetimi do t’u japim gurbetqarëve këtë vit kur një gjë e tillë vazhdimisht u është premtuar?

“Për të gjitha këto duhet të përgjigjet Ramadan Muja”, shprehet ai.

“Ne si LDK kemi participuar në punën e Komisionit për emërimin e Rrugëve dhe Shesheve, madje përfaqësuesit tanë janë treguar shumë të suksesshëm në këtë drejtim”.

“Gjithashtu asamblistët e LDK-së e kanë mbështetur këtë projekt edhe në asamblenë e Komunës në maji të vitit 2015, dhe kanë treguar gatishmëri për bashkëpunim që sa më shpejtë qyteti i ynë të pajiset me tabelat e emërimin e rrugëve”.

“Por sot po bëhet një vit ndërkaq Komuna e Prizrenit nuk e ka bërë as një hap në këtë drejtim”.

“LDK shpreh keqardhje për anëtarët e Komisionit të cilët kanë bërë punë të madhe, me mbi 60 takime sa të lodhshme aq edhe të mundimshme dhe kot”.

“Por, urojmë që ky komision mos ta ketë fatin e atij të kaluarit 2013/14 i cili kishte dështuar nga mosinteresimi i komunarëve për punën e tyre”.

“Keqardhje ndjejmë edhe ndaj familjeve të dëshmorëve të cilët vazhdojnë të presin që një ditë t’i shohin emrat e më të dashurve të tyre në tabelat e rrugëve në qytetin për të cilin dhanë jetën, gjë që u është premtuar”.

“LDK do vazhdojë të ngrit zërin edhe në seancat e ardhshme të asamblesë ku do të kërkohet përgjigje nga kompetentët se për c’arsye është ndalur puna në këtë drejtim”./PrizrenPess.com/

Më Shumë

130 mijë euro i kapi pak nga pak, pronarja e zbulon punëtoren në Malishevë dhe e çon në Polici

Një punëtore e një zyre të një institucioni mikrofinanciar në Malishevë është arrestuar nën dyshimet për keqpërdorim të besimit, pasi dyshohet se ka tërhequr...

Livia takon të atin pas 22 vitesh

Ish-banorja e “Big Brother VIP 4”, Livia Brunga është takuar me të atin pas 22 vitesh. Ajo ka postuar këtë të martë një foto në...

Lajmet e Fundit