5 C
Prizren
E mërkurë, 24 Dhjetor, 2025

LDK ka nevojë për unitet

Lutfi Haziri është emri i cili shihet si alternativë për ta marrë drejtimin e LDK’së, në kohën kur ka hyrë në procesin e brendshëm zgjedhor dhe elektorati i saj sheh të domosdoshme ringjalljen e partisë.

Grupet rivale të Isa Mustafës dhe Fatmir Sejdiut sërish kanë krijuar një atmosferë të gjuhës së ashpër, ndërkohë që afrohet dita kur do të vendoset se me çfarë lidershipi do të ecë në vitet në vazhdim LDK dhe sidomos a e ka ndërmend ta sfidojë seriozisht PDK’në e Hashim Thaçit dhe t’i fitojë zgjedhjet, gjë që nuk e ka bërë në tri palë zgjedhjet e fundit.

Lutfi Haziri ka një mesazh të fuqishëm, që dëshiron ta japë. Thotë se aktualisht LDK ka nevojë për unitet, të cilin ai nuk e sheh se ekziston në pikën sa do të dëshironte ta shihte.

Pas përfundimit të zgjedhjeve, ndërkaq, konsideron se LDK duhet të punojë që ta rrisë elektoratin dhe ta kthejë besimin e atyre që e kanë humbur në këtë parti.

Ai ka folur në Politiko.net për procesin zgjedhor në LDK, të cilin e ka quajtur “jashtëzakonisht të mirë”, por nuk ka dhënë një përgjigje të prerë nëse vetë do të kandidojë për Kryetar të LDK’së.

“Kjo varet shumë nga zhvillimet që do të ndodhin atje. Por, realisht nuk besoj që edhe më tutje është koha të flas për ambicie politike ose për kandidatura të askujt, e aq më pak timen”.

“Jam i angazhuar këtu ku jam dhe vazhdoj të jem këtu ku jam. Kjo është primare për mua”./Politiko.net/

Më Shumë

PDK-ja propozon Simir Krasniqin për Kryesues të Kuvendit Komunal të Prizrenit

Kryetari i PDK-së në Prizren dhe njëherësh kryetar i Komunës, Shaqir Totaj, ka njoftuar se në mbledhjen e sotme të Kryesisë së degës është...

Therje me thikë në Prizren, arrestohet i dyshuari për tentim vrasje

Një burrë kosovar ka kërkuar ndihmë mjekësore në Spitalin e Prizrenit, pasi dyshohet se është therur me thikë nga një burrë tjetër. Rasti ka ndodhur...

Lajmet e Fundit