15.8 C
Prizren
E shtunë, 21 Shtator, 2024

LDK: Ministria e Kulturës po bënë diktat politik

LDK-logo5-23Lidhja Demokratike e Kosovës është shumë e shqetësuar për thellimin e diktatit politik mbi institucionet e kulturës. Zgjedhja e drejtorit të ri të Teatrit Kombëtar, pas favorizimit të hapur politik nga struktura udhëheqëse e ministrisë, e ka dëmtuar përfundimisht teatrin si institucion nacional kulturor dhe artistët i ka vënë para sprovës së madhe për fatin e tyre.

Sipas LDK-së, fakti se shumica sish janë frikësuar dhe nuk i janë nënshtruar fare garës, ngaqë e kanë parë “përzgjedhjen” si një farsë të orkestruar, dëshmon se ky proces, përveç se është “fundi i një kronike të paralajmëruar”, është ndër më komprometuesit në dhjetëvjetëshin e pasluftës në Kosovë, në mos edhe në krejt historinë e Teatrit Kombëtar të Kosovës.

“Ne jemi të bindur se ky proces është në kundërshti me pritjet e komunitetit artistik dhe se atij i ka paraprirë një histori e zhvillimeve të orkestruara. Kështu, më 24 shkurt 2014 ministri pati emëruar Këshillin e ri Drejtues të Tetarit Kombëtar të Kosovës, pa dhënë asnjë sqarim publik se pse është shkarkuar pjesa e mbetur e këshillit (pas dorëheqjes së dy anëtarëve) dhe pse është emëruar këshilli i ri. Duket se është bërë tashmë praktikë e qeverisjes arbitrare të tij që gjithmonë, pak dit? ? ose pak javë para se të fillojë procesi i zgjedhjes së drejtorit të Përgjithshëm, të shkarkojë dhe të emërojë këshilla sipas qefit të tij. Jo rastësisht në Këshillin e ri të TKK-së janë emëruar një ish-këshilltar i tij (HaqifMulliqi) dhe një këshilltar i kryeministrit të Kosovës (Fadil Hysaj), për të cilin vetë z. Avdiu pati deklaruar se e përkrah. Vendimet arbitrare nuk përfundojnë këtu”, thuhet në një komunikatë të LDK-së.

Sipas tyre, nga fundi i vitit të kaluar si U.D. i Drejtorit të Përgjithshëm është emëruar (po jashtëligjshëm) Kamuran Goranci, aktualisht drejtor i Departamentit të Kulturës në MKRS, në varësinë e të cilës është TKK-ja.

“Pra, kjo mund të konsiderohet si një ndërhyrje e pastër dhe arbritarisht e qëllimshme në punën dhe menaxhimin e TKK-së.Ne konsiderojmë se praktikat e manipulimit të konkursit dhe instalimi me diktat politik i udhëheqësve të institucioneve kulturore vetëm s a do ta thellojë edhe më shumë krizën në TKK”, thuhet në komunikatë.

LDK i bënë thirrje qeverisë të heqë dorë nga praktika e ndërhyrjeve dhe e emërimeve politike, sepse me veprime dhe vendime të tilla po krijon pasoja vështirë të riparueshme.

Më Shumë

Kurti merr pjesë në hapjen e Shtëpisë së Kulturës “Ukë Bytyçi” në Suharekë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të marrë pjesë sot në hapjen solemne të Shtëpisë së Kulturës “Ukë Bytyçi” në Suharekë , në orën...

Ylli e “shkrin” Borën

Golden Eagle Ylli e ka nisur me fitore edicionin e ri të basketbollit. Suharekasit e mposhtën ekipin Bora, e cila u sapo promovua në ligën...

Lajmet e Fundit