LDK në Rahovec nominon kandidatët për zëvendësministra dhe këshilltar në qeveri

LDK-logo5-23Kryesia e degës se Lidhjes Demokratike të Kosovës në Rahovec, ka mbajtur sot mbledhjen e saj, në të cilën ka marrë pjesë edhe ministri i ri i financave në qeverinë e re të Kosovës nga radhët e LDK’së, Avdullah Hoti.

Siç ka mësuar RahovecPress, në këtë mbledhje janë nominuar katër emra për zëvendësministra dhe këshilltar në qeverinë e re të Kosovës të udhëhequr nga Isa Mustafa.

Ashtu siç merr vesh portali, emrat të cilat janë caktuar në këtë mbledhje për zëvendësministra dhe këshilltar janë kryetari i degës së LDK’së në Rahovec, Nahit Elshani, ish asamblesiti i LDK’së në Rahovec, Labinot Berisha, po ashtu edhe dy emra të tjerë të caktuar janë Ibish Mazreku dhe Ibrahim Kryeziu.

Më Shumë

“Kjo krizë nuk është e re, ka filluar që në shkurtin e 2025-s”, Abrashi kritikon opozitën për bllokim të proceseve

Artan Abrashi nga Lëvizja Vetëvendosje ka akuzuar opozitën se po bllokon institucionet dhe po e çon vendin drejt zgjedhjeve të reja. Abrashi tha se...

Atmaxhë/ Dredhëza, kulturë fitimprurëse që po avancon fermerët kosovarë

Në fshatin Atmaxhë të Prizrenit, tradita e kultivimit të dredhëzës po zhvillohet me metoda moderne, duke u shndërruar në një model të suksesshëm për...

Lajmet e Fundit