Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë se kjo Qeveri ka ardhur në pushtet me premtimin për rritje të prodhimit vendor dhe zvogëlim të varësisë nga importi, duke shtuar se kjo qeveri.
Sipas Lidhjes Demokratike të Kosovës qeveria ka rritur deficitin tregtar.
“5 miliardë euro është vlera e deficitit tregtar, rekord për periudhën e pasluftës. Rritje rekorde e importeve përfshirë rritje të importit të grurit, miellit, qumështit dhe energjisë elektrike”, thuhet në shkrimin e LDK-së në faqen zyrtare të rrjetit social Facebook.
Tutje në shkrim thuhet se nuk është bërë asnjë reformë fiskale, që do të nxiste rritjen e prodhimit vendor, dhe asnjë investim i huaj në prodhim.
“Ky pushtet është i paaftë! Kosovës po i kushton shtrenjtë!”, ka shkruar LDK.