LDK shqyrton mundësin e prishjes së koalicionit në Prizren(Video)

Lidhja Demokratike e Kosovës(LDK), po e shqyrton mundësin e prishjes së koalicionit qeverisës me Vetëvendosjen dhe Nismën në Prizren, transmeton RTV “Besa”.

Kuvendari i LDK-së Petrit Hoxha ka thënë se duhet të rishikohet koalicioni, pasi që kryetari i Komunës, Mytaher Haskuka nuk ka reflektuar.

“Elektorati ynë ka pakënaqësi të madhe me këtë koalicion, sepse kryetari nuk ka reflektuar për bashkëpunim”, tha Hoxha.

“Kemi menduar se kjo qeveri do të jetë më ndryshe se tjerat”.

Mospajtimet e tyre kanë dal në pah në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal.

Ajo u bojkotua nga kuvendarët e LDK-së.

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka ndërkaq ka thënë se bojkotuesit bllokuan votimin për donacionin MAPL-së.

“Për shkak të mospjesëmarrjes së një numri të madh të asambleistëve në Kuvend, Komuna jonë sot ka humbur një donacion në vlerë prej 350,000 Euro nga MAPL. Fjala është për projektin e ndërtimit të rrugës Smaç – Mamushë, ku përfitues kryesorë do të ishin qytetarët e rajonit të Anadrinit dhe tërë komunës Prizrenit”, shprehet Haskuka, shkruan “PrizrenPress”.

“Është krejtësisht e pakuptueshme që projektet infrastrukturore për të cilat komuna jonë ka aq shumë nevojë, të bojkotojnë vetë asamblistët e Prizrenit, të cilët mandatin e kanë marrë nga qytetarët”.

“Posaçërisht është e papranueshme sjellja e disa asamblistëve nga subjektet e koalicionit të cilët i janë bashkangjitur strategjisë opozitare”.

“As opozitarizmi e as interesat personale, në asnjë rast nuk guxojnë të jenë mbi interesat e qytetarëve të Komunës së Prizrenit”.

LDK-ja POHON SE PO SHKOJNË DREJT PRISHJES SË KOALICIONIT TË QEVERISË LOKALE NË PRIZREN

LDK-ja POHON SE PO SHKOJNË DREJT PRISHJES SË KOALICIONIT TË QEVERISË LOKALE NË PRIZREN

Gepostet von RTV BESA am Mittwoch, 10. April 2019

 

Më Shumë

Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë në Qingdao Grand Prix 2026

Xhudistja kosovare Laura Fazliu ka fituar medaljen e bronztë në Qingdao Grand Prix 2026, duke shënuar një tjetër sukses të madh për xhudon e...

Drejtoresha e Arsimit në Prizren, Veselaj-Gutaj ngushëllon familjen e mësimdhënësit, Ismet Reka

Drejtoresha e Drejtorisë së Arsimit në Prizren, Luljeta Veselaj-Gutaj, ka shprehur ngushëllimet e saj për ndarjen nga jeta të mësimdhënësit të matematikës në SHFMU...

Lajmet e Fundit