Selmanaj: Në Prizren, 3 mijë e 400 kërkesa për certifikatë, për të aplikuar për vizë

 

Kuvendi i Kosovës ka vazhduar seancën e jashtëzakonshme për ikjen e të rinjëve nga vendi.

Me këtë rast, deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj ka thënë se njerëzit janë në rrezik për mbijetesë.

Sipas tij, në fshatin nga i cili vjen, Mushtishti, 250 shtëpi janë mbyllur pasi që banorët kanë ikur nga aty.

“Kurse vetëm në Prizren janë 3 mijë e 400 kërkesa për certifikatë të hetimeve, që kryesisht i duhet qytetarëve për të aplikuar për vizë”.

“Ndër shqetësimet serioze është ikja e të rinjve nga vendi i punës. Unë po e marr shembull në Mushtisht 250 shtëpi janë mbyllur dhe asnjë person nuk jeton aty. Vetëm në Prizren janë 3 mijë e 400 kërkesa për certifikatë që nuk janë nën hetime. As LDK-së as VV-së dhe as PDS-në nuk i duhet Kosova pa njerëz. T’i heqim festimet kah 500 mijë euro për pavarësi e t’i heqim projektet për autostrada, për njerëz që po ikin ? Përtej qasjes populiste ne duhet t’i mbrojmë njerëzit tonë”, tha ai. /Lajmi.net/

Më Shumë

Lagjja e Shehut shpallet kampion i turneut tradicional “Java e Dëshmorëve të Hasit”

Lagjja e Shehut është shpallur kampion i turneut tradicional “Java e Dëshmorëve të Hasit” në futsall, për nder të Dëshmorëve të Hasit, duke e...

24 orë në Kosovë: Dy të vdekur në aksidente, dhjetëra të lënduar

Dy aksidente me fatalitet janë shënuar gjatë ditës së djeshme në vend, sipas statistikave të Policisë. Përveç tyre, gjatë kësaj periudhe kanë ndodhur edhe 35...

Lajmet e Fundit