9 C
Prizren
E premte, 7 Nëntor, 2025

Ledri Vula publikon albumin 10/10

Ledri Vula ka befasuar fansat e tij, duke vendosur t’i ‘qerasë’ ata në këto ditë të vështira.

Reperi Ledri Vula ka publikuar para kohe albumin e tij me titull “10/10”.

Vula ka treguar vetëm pak orë përpara se ai do nxjerrë albumin i cili ishte planifikuar të dalë më datën 10 prill, mirëpo ai ia ka ofruar fansave në këto ditë kur po obligohen të qëndrojnë në shtëpi, përcjell Gazeta Express.

“10/10” tashmë është në dispozicion për fansat, në platformat muzikore Spotify e Deezer, me gjithsej 15 këngë të reja.

Albumi ka edhe këngë bashkëpunime të reperi me kolegë të tij dhe bashkëpunëtorë të afërt si Lyrical Son, Mc Kresha, Singullar, Lumi B, Vig Poppa e Dj Flow.

Dy këngët në album, “Piano Rap” dhe “Prej inati”, dëgjuesit kanë pasur rastin t’i dëgjojnë më parë, të cilave reperi i ka realizuar edhe videoklipe.

Ndërkohë, ai ka kohë që po e paralajmëron këtë projekt të madh në të cilin po punon tash e sa kohë, duke sjellë një album pas një kohe të gjatë e duke ndjekur trendin që PINT e kanë nisur.

Në këngët e albumit, Ledri i qëndron besnik stilit të tij, ndërsa është përkujdesur për çdo detaj në tekstet dhe sidomos meloditë dhe muzikën të cilat marrin shumë vëmendjen.

Ai nuk e lë aspak anash repturën, si në këngët solo ashtu edhe në bashkëpunimet me reperët e tjerë, të cilët janë vetëm artistë të këtij zhanri.

Më Shumë

Rikthehet kalimi pa kontrolle i automjeteve në kufirin Kosovë-Shqipëri 02.11.2025 16:38

Është rikthyer lëvizja pa kontroll midis Shqipërisë dhe Kosovës. Vendimi ka hyrë në fuqi më 1 nëntor dhe do të zgjasë deri në fund...

Po finalizohet Amfiteatri në Bellobrad të Dragashit

Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, ka vizituar sot nga afër disa nga projektet infrastrukturore që janë në fazën përfundimtare të realizimit. Gjatë vizitës...

Për Fatos Nanon

Lajmet e Fundit