“Let’s Do It” dhe Komuna e Suharekës pastrojnë mbeturinat në fshatin Duhël

Së bashku me përfaqësues nga komuna e Suharekës, me prezencën edhe të kryetarit Bali Muharremaj, aktivistë të “Let’s Do It”, kanë organizuar aksion për pastrimin e deponisë ilegale të mbeturinave në kodrën mbi fshatin Duhël, me ç’rast u larguan dhjetëra kamionë me mbeturina kryesisht inerte si dhe mbi 50 thasë mbetje nga vullnetarët.

Ky aksion u organizua në kuadër të aktiviteteve për “Ditën e Pastrimit të Botës”.

 

Postimi i plotë:

Pas përfundimit të pastrimit të deponisë, në hapësirën e pastruar u mbollën 50 drunj, kjo për të ndikuar në mirëmbajtjen e asaj zone. Komuna e Suharekës u zotua se do të mbetet e përkushtuar në angazhimin e saj për mirëmbajtjen e mjedisit. Ky aksion u organizua në kuadër të aktiviteteve për “Ditën e Pastrimit të Botës”.

Let’s Do It u bënë thirrje të gjitha komunave, institucioneve të tjera gjegjëse si dhe qytetarëve që të vazhdojnë në përditshmëri angazhimin e tyre për mjedisin ku jetojnë e veprojnë.

Mjedisi është shtëpia jonë e përbashkët, ta ruajmë atë për veten, familjen, shtetin dhe gjeneratat që do të vijnë.

 

Më Shumë

Zyrtare: Edvin Kuc rikthehet te Ballkani i Suharekës

Ballkani e ka rikthyer ish-mesfushorin Edvin Kuc sërish në Suharekë. Kuc që dikur ishte kapiten i “Xhebrailave” është rikthyer sërish me objektivin që ta fitojë...

Kuvendi i Prizrenit miraton Kornizën Afatmesme Buxhetore 2027-2029

Kuvendi Komunal i Prizrenit ka miratuar të enjten Kornizën Afatmesme Buxhetore (KAB) për periudhën 2027-2029, pas një debati të gjerë mes anëtarëve të kuvendit...

Lajmet e Fundit