3 C
Prizren
E shtunë, 17 Janar, 2026

Lihen pa ‘emra’ dëshmorët e Mamushës

Asnjë dërrasë me emër nuk i është vënë në krye të varrit. Në varrezat e Mamushës prehen katër të rinj që u vranë gjatë luftës nga forcat serbe, dy prej tyre të shpallur dëshmorë. Familja nuk ka mundësi financiare t’ua rregullojë varret, institucionet nuk i kanë përkrahur e as nuk i kanë ndërtuar varret

Kanë kaluar 17 vjet nga vrasja e katër të rinjve shqiptarë nga forcat policore serbe në Mamushë dhe ende mbi varrin e tyre nuk ka as emër. Asnjë shenjë se aty ka varrë nuk shihet dhe varret po rrezikojnë të zhduken.

Aty prehen ata që ndihmuan UÇK-në duke u dërguar ushqim, veshmbathje…, në njësitin e vendosur në fshatin Budakovë. Varret gjenden pranë gjyshit dhe gjyshes së tyre dhe identifikohen sipas renditjes që janë varrosur gjatë luftës, kur babait të tyre Bajram Sadikut i është dhënë vetëm një orë afat t’i varroste tre nga të vrarët që ishin djemtë e tij, si dhe djalin e vëllait.

Katër varre u hapën shpejt dhe trupat e tyre u varrosën në shpejtësi të mbështjellë me batanije, ashtu edhe siç ishin nxjerrë nga podrumi i shtëpisë së tyre, ku u gjetën të vrarë trupat e tyre pas tri ditësh që dhunshëm u ndanë nga familja, derisa familjarët që u dëbuan nga shtëpia tregojnë historinë rrëqethëse sesi i vranë tre vëllezërit/zeri/

Më Shumë

Aksident trafiku në Rahovec, vetura del nga rruga dhe rrokulliset

Një aksident trafiku ka ndodhur në qytetin e Rahovecit. Sipas pamjeve të publikuar në mediat lokale, vërehet se një veturë është rrokullisur dhe ka përfunduar...

Goditen me veturë dy këmbësorë në Prizren

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pasditen e së shtunës në Prizren, ku dy këmbësorë janë goditur nga një automjet. Sipas konfirmimit nga Policia...

Lajmet e Fundit