1.1 C
Prizren
E enjte, 22 Janar, 2026

Limaj: I kemi më shumë se 40 nënshkrime për rrëzimin e qeverisë

Lideri i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj ka thënë se Nisma i ka siguruar më shumë se 40 nënshkrime për rrëzimin e qeverisë.
“ I kemi të siguruar nënshkrimet që mocioni për rrëzimin e qeverisë të procedohet në Kuvendin e Kosovës”, ka thënë Limaj në emisionin “Politikë” në Tribuna Channel.

Limaj ka theksuar se janë duke i koordinuar hapat me të gjithë deputetët që kanë nënshkruar mocionin, se si do të veprojnë tash e tutje.

“Nga dita kur ky mocion procedohet në Kuvend sipas rregullores më së largu për pesë ditë duhet të thirret seanca e Kuvendit. Po ashtu sipas rregullores ekziston edhe mundësia tjetër që brenda 24 orëve të mblidhet Kuvendi në një seancë të jashtëzakonshme, nëse këtë e kërkon iniciuesi në këtë rast ne pas procedimit të mocionit në Kuvend”, ka sqaruar Limaj procedurat sipas rregullores së Kuvendit, transmeton Telegrafi.

Pavarësisht raportimeve se nesër e më së largu të hënën do të procedohet për në Kuvend mocioni për rrëzimin e qeverisë, një gjë të tillë nuk e ka konfirmuar Fatmir Limaj.

Ai ka thënë se konsultimet me deputetët që kanë nënshkruar këtë mocion janë duke vazhduar edhe sonte dhe se nuk mund të thotë ende asgjë se kur do ta procedojnë.

Limaj është shprehur i bindur se mocioni do të kalojë suksesshëm ditën kur do të vije në Kuvend ./Telegrafi/

Më Shumë

Bamforth vazhdon me super paraqitje, shpallet MVP

ProCredit Superliga po vazhdon me super ndeshje, me shumë emocione. Golden Eagle Ylli po vazhdon me fitore në vitin 2026, ku kësaj radhe fitoi ndaj...

Janis Joplin, zëri i shpirtit rebel që ndryshoi historinë e rock-ut

Janis Joplin, e lindur më 19 janar 1943 në Port Arthur të Teksasit, mbetet një nga figurat më ikonike dhe më të fuqishme të...

Lajmet e Fundit