Limaj në Malishevë: Askush nuk guxon të largohet nga vendi i punës shkaku i bindjeve politike

Limaj Nisma rahovecKryetari i Kryesisë së NISMA për Kosovën, Fatmir Limaj së bashku me kryetarin e Komunës së Malishevës, Ragip Begaj dhe kandidatët për deputetë nga NISMA për Kosovën në Malishevë, u takuan sot me intelektualët e Malishevës, të cilët i njoftuan me alternativën që ofron Nisma për Kosovën.

“Ne, nuk duam një demokraci të këtillë, duam një shtet demokratik sepse dhe institucionet e vendit janë në ngërç politik, duke u udhëhequr nga një grup i caktuar. Po dëgjojmë premtime marramendëse, mirëpo, me këto premtime nuk mashtrohet qytetari i vendit”, u tha të pranishmëve Limaj.

Sipas Limajt, “pavarësisht bindjeve politike, askush nuk guxon askënd ta largoj nga vendi i punës”.

“Jemi vend demokratik, votojmë si të dëshirojmë, mirëpo jo me kushtëzime, dhe këtë Nisma nuk e ka praktikuar, e nuk do ta bëj kurrë. Kur është vullneti për të ndryshuar, s’ka asnjë fuqi që mund ta ndërrojë”, tha Limaj.

I pari i Nismës mbështeti kandidatët për deputetë që kandidojnë nga komuna e Malishevës, duke u thënë se do të jenë shpresë për vendin tonë.

Ndërsa kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj tha se inciativa ka nevojë për shtrirje në gjithë vendin, jo vetëm në Malishevë.

“Ne e bëmë një inciativë që premtuam dhe po i realizojmë si në shkolla, si në rrugë dhe shumë fusha të tjera. NISMA ka nisë me kërkesën e juaj dhe do të shtrihet në tërë vendin sepse ju keni dëshiruar, u tha të pranishmëve, Begaj. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Hoti me Abdixhikun e Osmanin, u uron mirëseardhje në Rahovec

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për deputet, Avdullah Hoti ka marrë pjesë në një tubim në Rahovec me Lumir Abdixhikun e Avdullah Hotin. Në...

Grevist Bytyqi përfaqëson Kosovën në World Para Athletics Grand Prix në Zvicër

Atleti kosovar Grevist Bytyqi do ta përfaqësojë Kosovën në garën prestigjioze ndërkombëtare “World Para Athletics Grand Prix”, e cila mbahet nga 21 deri më...

Lajmet e Fundit