14.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Korrik, 2024

Sinan Aliaj: Angazhimi imi në politikë do të ketë peshë të veçantë për Prizrenin

sinan aliaj“Ne si kandidat për deputet në takimet që i kishim me qytetarë të Prizrenit dhe të rrethinës por edhe gjitha takimet brenda Kosovës jemi optimist që do të jemi partia që do të ofroj befasi në këto zgjedhje parlamentare sepse Nisma i ka kandidatët më dinjitoz në listën e saj e sidomos ata të Prizrenit”, ka thënë për KosovaPress, kandidati për deputet të parlamentit të Kosovës, Sinan Aliaj i cili garon për herë të parë me subjektin Nisma për Kosovë.

Aliaj, ka shtuar se deri tani kanë përkrahje të madhe nga ana e qytetarëve të Prizrenit, ndërsa, ka premtuar se me hyrjen e tij në Kuvendin e Kosovës do të jetë zëri i qytetarëve të Prizrenit. Ai ka shtuar se angazhimi i tij në politikë ka peshë të veçantë në qytetin e Prizrenit.

“Unë si kandidat për deputet në Parlamentin e Kosovës do të jem zëri i qytetarëve të Prizrenit duke u nis prej të gjitha kërkesave elementare me të cilat ata preokupohen në përditshmërinë e tyre. Mendoj se një angazhim i imi në politikë do të ketë peshë të veçantë për qytetin e Prizrenit në bashkëpunim me të gjithë kandidatët e tjerë që nesër nëse arrijmë të futemi në Parlamentin e Kosovës, Prizreni ta ketë një reprezentim sa më dinjitoz”, ka thënë Aliaj.

Ai ka shtuar se Nisma do të ofroj befasi në këto zgjedhje parlamentare.

“Neve si kandidat për deputet në takimet që i kishim me qytetarë të Prizrenit dhe të rrethinës por edhe gjitha takimet brenda Kosovës jemi optimist që do të jemi partia që do të ofroj befasi në këto zgjedhje parlamentare. Edhe pse subjektet tjera propagandojnë që ne nuk do ta kalojmë pragun, ne presim që 8 qershori ta tregoj rezultatin konkret, ne jemi mjaft aktiv, kemi mbështetjen e qytetarëve”, ka treguar Aliaj.

Ndryshe, Aliaj ka treguar se arsyeja se pse iu ka bashkuar listës së Nismës është se i ka pëlqyer qasja e Nismës në aktualitetet politike në zgjedhjet parlamentare dhe se Nisma ka qasje më racionale dhe më pragmatike në raport me kërkesat e qytetarëve të Kosovës.

Më Shumë

Dokumentari për Bekim Fehmiun, në Sarajevo Film Festival

  Filmi dokumentar “Bekim Fehmiu”, me regji nga Valmir Tertini dhe produksion të shtëpisë kinematografike “Cinemania”, financuar nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë, mban premierën boshnjake...

I dyshuari i aksidentit dje në Malishevë ku vdiq shtatzëna, dërgohet në mbajtje

I dyshuari i aksidentit që përfundoi me fatalitet dje në Astrazub të Malishevës, është dërguar në mbajtje. Këtë e konfirmon Policia e Kosovës, në raportin...

Lajmet e Fundit