6 C
Prizren
E enjte, 26 Mars, 2026

Limaj në Suharekë, jep një lajm të mirë për qytetarët e kësaj komune

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj ka marrë pjesë më rastin e nënshkrimit të memorandumit të bashkëpunimit mes Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë dhe Komunës së Suharekës, e cila parasheh funksionalizimin e parkut të Biznesit në këtë komunë.

Limaj është shprehur I bindur se projekti i cili po fillon sot do ta transformojë përfundimisht qytetin e Suharekës.

Numri dy i qeverisë së Kosovës ka thënë se projekti që u nënshkrua sot është në përputhje të plotë me programin qeveritar i cili parasheh krijimin e kushteve për prodhuesit tanë.

“Një nga prioritetet e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë është mbrojtja e prodhimit vendor dhe krijimi i parakushteve për prodhuesit vendor dhe kjo mundëson hapjen e vendeve të reja të punës”, ka thënë Limaj.

Më tutje ai ka bërë me dije se pas përfundimit të këtij projekti bizneset që do të operojnë në këtë Park do të ofrojnë 600 vende të reja të punës dhe kjo sipas, Limajt tregon për rëndësinë e këtij projekti.

E, nga ana e tij, ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani ka thënë se synimi kryesor i ministrisë të cilën ai e drejton është stimulimi dhe mbrojtja e prodhuesve vendor.

Hasani është shprehur i bindur se qytetarët e Suharekës dhe bizneset në këtë komunë do të përfitojnë shumë nga ky projekt.

MTI, sipas tij, do të investojë rreth 3 milionë euro në këtë park.

Më Shumë

Latifi përkujton 49 martirët e Brestocit në 27-vjetorin e rënies

Kryetari i Komunë së Rahovecit Smajl Latifi ka kujtuar rënien e 49 martirëve në Brestoc. Latifi, përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin...

Vajza sulmohet nga babai dhe motra në Rahovec

Një rast i dhunës në familje është raportuar në Rahovec, ku një vajzë dyshohet se është sulmuar fizikisht nga babai dhe motra e saj. Me...

Lajmet e Fundit