8 C
Prizren
E martë, 21 Tetor, 2025

Limaj nesër bën publike rrugën e tij politike

FatmirLimaj-lirimiFatmir Limaj të hënën do të mbajë një tubim me qytetarë, në Palestrën Sportive në Malishevë. Një ditë më parë, tha se patjetër do t’i kthehet politikës. Së shpejti pritet ta bëjë publik qëndrimin nëse do të vazhdojë me PDK-në, apo do t’i thotë lamtumirë.

Një javë pas lirimit nga akuzat që e ngarkonin për krime lufte, Fatmir Limaj do të shfaqet para qytetarëve, në një tubim të organizuar në vendlindjen e tij – nga ku mendohet se mund të nisë e ardhmja e tij politike.

Ai do të marrë pjesë në një tubim të organizuar në Sallën e Sporteve në Malishevë, të hënën, në orën 12:00.

“Dua t’ju njoftoj se me kënaqësi do t’i përgjigjem ftesës së qytetarëve të Malishevës në tubimin që ata kanë paraparë”, ka shkruar Limaj në Facebook, transmeton Lajmi.net

“Për një kohë të gjatë më ka munguar komunikimi me qytetarët. Do ta kem kënaqësinë që tani t’u drejtohem me një fjalim të gjithë atyre që u kam munguar.”

“Shihemi atje!”, ka shkruar Limaj.

Të shtunën, ndërkaq, ai ka paralajmëruar kthimin në politikë. Komentet i ka bërë në Kleçkë, gjatë pritjes që ka organizuar për qytetarët, vetëm disa ditë pasi u shpall i pafajshëm lidhur me akuzat për krime lufte.

I pyetur për të ardhmen e tij politike, Fatmir Limaj tha se do të jetë aktiv në politikë.

“Patjetër, do ta vazhdoj punën time… te vendi.”

Limaj pritet që së shpejti ta bëjë publik qëndrimin për të ardhmen e tij, nëse do të vazhdojë me PDK-në apo do t’i thotë lamtumirë asaj.

Më Shumë

Prizren/ Pesë ndalime, një kërkesë për paraburgim dhe katër aktakuza

Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar për një sërë veprimesh të ndërmarra gjatë ditëve të fundit, që përfshijnë ndalime të personave të dyshuar, kërkesa...

Bashkimi kërkon fitore ndaj debutuesve të Rahovecit, ndeshja luhet sot në Suharekë

ProCredit Superliga e Kosovës në basketboll vazhdon me javën e dytë, ku nuk mungojnë ndeshjet emocionuese për tifozët. Një nga takimet më interesante të...

Lajmet e Fundit