Për herë të pestë me radhë në kryeqytet ka nisur festivali ndërkombëtar i filmit “PriFest”, hapja e të cilit është bërë në mbrëmjën e së premtesm, në Teatrin Kombëtar të Kosovës. 49 filmat që do të shfaqen do të vlerësohen nga katër juri ndërkombëtare, juria e filmave të metrazhit të gjatë, juria e filmave ballkanik, juria e filmave të metrazhit të mesëm dhe juria e mediave.
Hapjen zyrtare të festivalit e ka bërë aktori Velibor Topic, i cili në edicionin e parë ishte shpërblyer me çmimin “Aktori më i mirë”.
“Pas një jave më thirrën dhe më treguan që kam fituar një çmim dhe do të ishim shumë të nderuar nëse do të vinit me marr çmimin.
Kam qenë këtu vetëm për një natë, por kujtesa dhe miqësia nga ajo natë do të rri përgjithmonë “, është shprehur Topic, shkruan Zëri.
Nata e parë e festivalit është hapur me filmin “Ne të tre” të regjisores Blerta Basholli, e cila ka thënë se:
“Patjetër më duhet ta falenderoj Hadi Shehun që ka pranuar të vijë në film. Unë përsonalisht nuk kam besuar që do të pranojë ofertën, Armondi i ka fajet për këtë bashkëpinim kaq të mirë, sepse ai ka insituar”, ka thënë Basholli derisa ka falenderuar për bashkëpunim aktorin e madh të skenës shqiptare Hadi Shehun, për të cilni është ngritur në këmbë i gjithë gjithë publikut dhe e duartrokiti gjatë.
“Të tjerët janë ndjerë të emocionuat me atë që kemi kaluar, me atë që pamë sonte i cili për dikë jashtë Kosovës është absurd, për ne ishte realitet. Do të kisha falenderuar regjisoren Blerta Basholli e cila m’i sheroi të gjitha plagët e mia de me guximin e saj më angazhoi pas sa e sa vitsh të dal përsëri para kamerës”, ka thënë Shehu.
Memli Krasniqi, ministër i Kulturës, ka thënë se ndjehet mirë që bashkë me artdashësit janë “Pri Fest”, që këtë vit shenon mini jubileun e tij. Po kështu ai ka thënë se ministria që ai e drejton do të vazhdojë t’i mbështes festivalet, siq ka bërë deri më tani.
”PriFilm Festit” me të vërtetë në këto pesë vite ka arritur që jo vetëm të sjell në Kosovë një pjesë të rëndësishme të konematografisë europiane dhe botërore por edhe ta përfaqësojë Kosovën në mënyrën më të mirë të mundshme jashtë Kosovës, në konematografinë europiane dhe botërore”, ka thënë Krasniqi.
Ndërkaq, Vjosa Berisha, drejtoreshë e festivalit, është shprehur së është e lumtur që “PriFest” ka arritur në në jubile të vogël. Sipas saj kjo nuk po të ishte e mundur pa përkrahjen e publikut po edhe të përkrahësve të tjerë.
“Këtë vit do të shfaqen 49 filma në shtatë karëgori. Kam shumë dëshirë të them se do të shfaqim 4500 minuta premierë në Kosovë dhe nga këto do të kemi dy premiera botërore kosovare dhe kjo na bënë posaqërisht të lumtur”, ka treguar Berisha, duke shtuar se edhe në këtë edicion ka mysafirë të shumtë.
Në orët e paraditës, të ditës së shtunë, është mnajtur një konferencë kushtuar premieriës së filmit “Ne të tre”, me këtë rast aktori Armond Morina, ka folur për filmin. Në mes të tjerash Morina është shprehur se filmi do të jetë interesant për gjeneratat e ardhme, sesi një ligj absurd ka mundur të votohet në parlament. Ai ka komentuar edhe kthimin në skenë të aktorit Hadi Shehut.
“Ne e dimë sa është e rendësishme të kesh një aktor të një kalibri aq të madh dhe sa impakt i ka dhënë filmit. Paramendojeni këtë film pa Hadi Shehun që do të ishte shumë më i zbehtë”, ka thënë në mës të tjerash Morina.