7.6 C
Prizren
E diel, 16 Shkurt, 2025

Limaj nga Malisheva: Zëri i çlirimtarëve do të jehojë fuqishëm në Kuvendin e Kosovës

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka vazhduar takimet e shumta me mbështetësit e tij nëpër fshatrat e Malishevës.

Limaj mbrëmë në takimin që ka zhvilluar me përkrahësit e Nismës në fshatrat e Malishevës.

Ai ka thënë se, kauza për çlirimtarët po merr mbështetje të madhe.

“Kauza jonë ‘Me Çlirimtarët’ mbrëmë mori mbështetje të jashtëzakonshme në fshatrat Mirushë, Burim dhe Carrallukë të Malishevës”, ka thënë Limaj.

Limaj është shprehur tejet mirënjohës ndaj bashkëluftëtarëve dhe mbështetësve të rinj të këtyre fshatrave që janë rreshtuar fuqishëm krah frymës së Nismës për zgjedhjet e 14 shkurtit.

“Falë kontributit të madh që qytetarë të shumtë anekënd vendit po i japin Nismës Socialdemokrate, pas 14 shkurtit zëri i çlirimtarëve do të jehojë fuqishëm në Parlamentin e Kosovës”, është shprehur Limaj.

Më Shumë

Arrestohet kryetari i KDTP-së, Fikrim Damka dhe djali i tij – dërgohen për 48 orë në mbajtje

Dy persona me inicialet F.D dhe F.D janë arrestuar të dielën rreth orës 18:00 për një rast “Kanosje dhe Sulm”, në Prizren. Lajmin për Telegrafin...

Ambasada e Turqisë reagon pas arrestimit të Fikrim Damkës, kërkon unitet dhe maturi

Ambasada e Turqisë në Kosovë ka reaguar lidhur me rastin e arrestimit të kryetarit të KDTP-së, Fikrim Damka. Kjo ambasadë ka theksuar se me keqardhje...

Lajmet e Fundit