Limaj nuk beson se Mustafa do të gabojë e të emërojë 70 zv/ministra

Fatmir Limaj 230Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, ka kërkuar nga ish-partneri i tij, Isa Mustafa, tashmë kryeministër i Kosovës, që të mos bëjë emërimin e një numri të madh zëvendësministrash, ashtu siç edhe është paralajmëruar.

Limaj, përmes një publikimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, thotë se emërimi i 70 zëvendësministrave është numër shqetësues.

“Lajmi i cili po qarkullon se Kryeministri i sapo emëruar z. Isa Mustafa do të akomodoj mbi 70 zëvendësministra është shumë shqetësues, si për popullin e Kosovës ashtu edhe për të gjitha strukturat politike dhe institucionet tjera në Kosovë”, shkruan Limaj në Facebook.

Në publikimin e tij, Limaj, shpreson se të mos jenë ta sakta këto shifra, pasi që bien ndesh me premtimet e Mustafës.

Ai, shprehet që Mustafa mos ta bëjë këtë gabim.

“Unë fuqimisht shpresoj që këto shifra të mos jenë të sakta, sepse në këtë kohë, prioritetet e z. Mustafa do të duhej të ishin dhe quheshin ndryshe. Z. Mustafa, ju keni detyra dhe obligime madhore përpara vetës. Mos e bëni këtë GABIM qysh në fillim. Fatmir Limaj”, ka shkruar Limaj në Facebook.

Më Shumë

Nuk ndalet Bashkimi, merret vesh me Divine Myles?

Bashkimi vazhdon me riorganizimin e skuadrës vetëm pak ditës pas mbylljes së kampionatit të sivjetm. Pas zyrtarizimit të vazhdimeve të kontratave me disa nga lojtarët...

Rahoveci nderon në 27-vjetor dëshmorët e rënë në betejën e Hamocit

Në 27-vjetorin e rënies heroike, në Rahovec janë zhvilluar sot homazhe dhe përkujtime për dëshmorët Bekim Sylka, Besim Kabashi dhe Avni Thaçi, të cilët...

Lajmet e Fundit