11.8 C
Prizren
E premte, 17 Maj, 2024

Limaj: Vendit i duhet një kryeministër që zgjidh problem, jo që merret me deklarata

Fatmir Limaj15-10

Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj ka thënë se koalicioni PDK-LDK nuk është koalicion i dashurisë e i mirëbesimit. Ai ka thënë se kjo qeveri nuk është duke funksionuar mirë, dhe sipas tij në këtë qeveri nuk merr vendime për çdo gjë kryeministri.

Limaj thotë se atë nuk e pyesin të gjithë që janë pjesë e qeverisë.

“Kosovës i duhet një qeveri që zgjidh problem. Nuk di duhet Kosovës një kryeministër që vetme reagon dhe bënë deklarata. Vendit i duhet dikush që mbaron punë dhe vepron në raste konkrete”, ka thënë Limaj për RTK.

Limaj po ashtu ka thënë se Qeveria e Kosovës është duke u përballur më shumë problem. Por, ai ka thënë se ekzekutive së pari duhet të punoj në lirimin e “kapjes së shtetit”, që sipas Limajt janë duke e bërë disa individ tani e shumë vite.

Sipas tij, vitet e para të pavarësisë së Kosovës ishin të shpresës, por jo edhe katër vitet e fundit.

“Nuk ka asnjë projekt që mund ta theksojmë, as në shëndetësi, as në arsim. Brenda katër vjetëve vetëm jemi bombarduar me temën e bisedimeve me Serbinë në Bruksel. Asgjë nuk kemi fituar nga këto bisedimet. Ato janë përdorur për alibi. Brukseli amnistoi çdo gjë kriminel në Kosovë, vetëm shkaku i bisedimeve dhe kompromiseve të politikanëve kosovarë”, tha ai.

Ai ka folur edhe për ikjen masive të kosovarëve, duke thënë se ata po ikin sepse nuk po shohin shpresë, derisa i ka akuzuar partnerët e koalicionit PDK-LDK për këtë eksod.

“Shpresa humbi edhe me koalicionin joparimor”, tha ai.

Limaj: Nëse dokumenti për Gjykatën Speciale nuk garanton barazi, situata është alarmante

Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj ka thënë se nëse dokumenti për Gjykatën Speciale nuk garanton barazi dhe është polik, atëherë situata është alarmante.

“Vetë ministri Hajredin Kuçi e ka thënë se ky dokument nuk është i barabar për të gjitha palët. Kjo deklarate e tij është alarmante. Me këtë është shkelur edhe zemra e Gjykatës Kushtetues.”, ka thënë Limaj.

Sipas tij, krijimi i Gjykatës Speciale nuk duhet të merret vetëm me një entitet, por me krimin në përgjithësi. Ai nuk ka dashur ta thotë prerazi nëse Nisma do ta votojë në Kuvend këtë Gjykatë, duke thënë se pasi që ta studiojnë draftin do të vendosin.

Limaj ka thënë se krimet që janë bërë gjatë luftë në vitin 1998 nuk janë hetuar kurrë. Ai ka thënë se në Hagë janë hetuar vetëm krimet që janë bërë pas vitit 99.

“Haga me Serbinë është marrë vetëm nga viti 98. Kurse, unë dhe Ramush Haradinaj jemi marr për vitin 98. Unë mendoj që nëse hetohen këto krime dhe dalin në dritë ato, atëherë do të ishte një rehati për të gjithë”, ka thënë Limaj.

Më Shumë

Vazhdojnë punimet në oborrin e SHMU “Gani Saramati” në Prizren

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se po vazhdojnë punimet në oborrin e SHMU "Gani Saramati" në Prizren. Gjatë këtyre punimeve, janë ndërtuar parkingje të reja,...

Hodaj: 1697 ankesa nga qytetarët në Inspektoratin Policor të Kosovës

Kryeshefi Ekzekutiv i Inspektoratit Policor të Kosovës, Kushtrim Hodaj, ka nisur raportimin në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes të Kuvendit të Kosovës...

Lajmet e Fundit