Gjobitet sërish Drejtoria e Arsimit në Rahovec (Dokument)

Gjobitet Drejtoria e Arsimit në RahovecPas shlyerjes së gjobës së parë në vlerë prej dymijë eurove, Drejtoria e Arsimit në Rahovec është gjobitur sërish nga Inspektorati i Punës. Gjoba e dytë kap vlerën 500 euro dhe ka ardhur si rezultat i shkeljeve që janë bërë në konkursin e dytë të DKA-së, të rishpallur pas anulimit të konkursit të parë nga Inspektorati i Arsimit.

Gjoba e parë ishte shqiptuar pas konstatimeve për shkelje në konkursin e parë, ndërkaq, ndonëse DKA kishte bërë ankesë dhe kërkesë për shlyerjen e kësaj gjobe, Inspektorati i Punës e ka refuzuar ankesën e DKA-së si të pa bazë. Rrjedhimisht, siç mëson RahovecPress, DKA në Rahovec me në krye Behar Ramën është detyruar të paguajë gjobën në vlerë prej dymijë eurove.

Pas gjobës së parë, profesorët e larguar nga puna janë ankuar në Inspektorat edhe për shkeljet që janë bërë në konkursin e dytë. Inspektorati kishte kërkuar nga DKA në Rahovec që të anulojë edhe konkursin e dytë, mirëpo kjo e fundit nuk ka respektuar rekomandimin. Për këtë arsye është shqiptuar edhe gjoba e dytë.

Në ndërkohë vlen të theksohet se në mbledhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal në Rahovec të mbajtur në muajin dhjetor, pikërisht për këto çështje, kryetari i komunës, Idriz Vehapi, kishte deklaruar se siç është anuluar konkursi i parë, edhe konkursi i dytë do të anulohet nëse do të konstatohen shkeljet.

Siç vërehet qartë, përkundër rekomandimit të inspektoratit, konkursi nuk është anuluar, prandaj edhe ka rezultuar me shqiptimin e gjobës. /RahovecPress/

Gjobitet Drejtoria e Arsimit në Rahovec Gjobitet Drejtoria e Arsimit në Rahovec1

Më Shumë

Përkujtohet në Prizren aktori i madh Bekim Fehmiu

Më 15 qershor 2010 u nda nga jeta Bekim Fehmiu, aktori i madh shqiptar dhe një nga figurat më të shquara të kinematografisë shqiptare...

“Burri e gruaja të lënduar”, detaje nga aksidenti i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në autostradën “Ibrahim Rugova”, konkretisht në kilometrin e 52-të të segmentit rrugor Prishtinë-Malishevë. Dy persona (burrë dhe grua),...

Lajmet e Fundit