Lamtumirë, President…

Hajdar Mallaku
(Një migrant te varri i Presidentit të ndjerë I.Rugova)

Të përulem me respekt,
Më fal që po të shqetësoj
Në pushimin tënd të amshueshëm,
I dashur, President Rugova.
Më fal që po derdh lotë
Si nuk i ka hije burrit,
Po dua ta shterr një det lotësh
Për prindër, për atdhe, për Ju.
Se bashkë e patëm lidhur nyje
Atë ëndër hyjnore
Në pikësynimin tonë të shenjtë;
Bashkë ecëm me kokë në trastë,
Bashkë u dogjëm dhe u poqëm në prush
Deri në Ditën sublime të Pavarësisë.
E sot, mosha e hënës së pesëmbëdhjetë
U shter e mbeti drapër kasapi
Në fytin tonë të ngushtë
Kurban për t’u therë.
Mjer ne, u kthyem në hënorë e fantazma
Endur dyerve të dynjasë
Andej ku fle dielli.
Kjo vjeshtë, President, u vonua,
U fsheh thellë në gji dimri
E ne si shtërgë të vonuar
Po ikim të plasur e të hutuar.
Nuk ka, President, ngrohtësi Jugu,
Andej bën akull Veriu,
Dhimbje për të ,
Po Atdheu pushoi të jetë yni!
Pushoi dhe lagjja ime e sertë
E heshti si hesht një vuv
Më ndjek pas vetëm yshtje e nënës mitike
Që thur e çthur me kufij të Evropës cinike.
Po, President, nëse loti im arrin
Deri te ashti yt i urtë,
Bëju të fala dëshmorëve:
Ja ku e keni atdheun e untë…
Ushujzat ia kanë shterë burimet në damarë
E rritën ia kanë ndalë,
Qengji jo nuk rritet
Kur lëkura e ujkut
Mbi kokë i rri varë.
Sot po ndahen motet
Në dymijë dhe pesëmbë dhjetë
Kosova ime e zbehtë, me shpresën refren,
E dëshpëruar pret… e pret.
Lamtumirë, President, Lamtumirë!
Kur nata i vë sytë në gjumë,
Në rrugën që çon e nuk kthen,
Karvani i të mjerëve ecën si lumë.

Shkruan: Hajdar Mallaku

Më Shumë

Arrestohet “dileri” i kërkuar në Prizren, ishte i dënuar me rreth 1 vit burgim

Policia në Prizren, gjatë ditës së sotme kanë arrestuar të kërkuarin që ishte dënuar me 10 muaj burg efektiv, pasi dyshohet se kishte kryer...

Aktorët trumbetues elektoralë

Nga Azem Lajqi 1. Shfaqja pompoze e një grupi mërgimtarësh në ANP, para zgjedhjeve të jashtëzakonshme, duke trumbetuar emrin e një miti modern, ishte ngacmim...

Lajmet e Fundit