Lideri i NISMA për Kosovën, Fatmir Limaj, në dy vjetorin e themelimit të partisë së tij ka kujtuar 18 vjetorin e Epopës së UÇK-së.
Limaj më pas pati një porosi për qytetarët.
“Mos lejoni të hutoheni nga çdo fjalë që përflitet sepse kjo do të i’u kushtojë shumë”, tha Limaj, njofton Klan Kosova.
Sipas tij, ëndrra për një shtet është duke u tradhtuar dhe po vihet në rrezik.
Limaj tregoi arysjet pse u themelua partia NISMA për Kosovën.
“Projekti NISMA erdhi si projekt që në epiqendër të saj kishte vlerat që rrezikosheshi, ku në Kosovë kishin filluar të bëhen pazare me parime”, tha tutje Limaj.
Sipas tij Kosova më nuk është ajo e para dy viteve.
“Kosovë më nuk është si ajo e 2013-ës. Atëherë ishte në gjumë, tani nuk është”, tha ai, duke shtuar se askush prej pushtetit nuk ka pritur se partitë opozitare do të themelojnë një opozitë kaq të bashkuar.
Ai ka thënë se zgjedhjet e ardhshme janë shumë afër.
“Ky regjim duhet të shkojë për shkak të mënyrës së qeverisjes. PDK e LDK janë duke u përgatitur për zgjedhje. Ata vetë duke e përmendur 2018-ën si vit zgjedhor tregojnë se do të ketë zgjedhje shumë shpejt”, theksoi Limaj.
Limaj ka thënë se nuk është kundër dialogut, por për dialog ka një kusht.
“Ne duam dialog që të mos dëmtohet vendi ynë”.
Ai ka thënë se NISMA prej kur është themeluar në vitin 2013, ka pasur oferta nga pushteti.
“NISMA gjatë dy viteve është përballë me joshje e shantazhe nga regjimi, por ata nuk ia kanë arritur. Ne besojmë fort se koha e mashtrimit po përfundon dhe që tani është koha e parimeve”, theksoi Limaj.
Fatmir Limaj ka thënë se ky pushtet duhet të largohet sa më parë.
Ai ka përmendur fluksin e qytetarëve kosovarë të cilët vitin e kaluar rrezikuan jetën për të migruan në ndonjë shtet evropian, njofton Klan Kosova.
“Ku është shteti që i lejon qytetarët të mbyten në lumenjtë e Serbisë duke migruar”.
Limaj ka thënë se një ëndërr u realizua, ajo për çlirimin e Kosovës mirëpo tani duhet të punojmë për ta realizuar ëndrrën për shtet.
“Faleminderit Zotit që ëndrra u realizua falë UÇK-së, Jasharajve dhe ndërkombëtarëve. Neva na takon ta realizojmë ëndrrën për themelimin e shtetit të Kosovës”, theksoi Limaj.