17.6 C
Prizren
E hënë, 15 Shtator, 2025

Lionel Messi me mesazh prekës pas pensionimit të Aguero-s

Lionel Messi ka nderuar Sergio Aguero pasi sulmuesi i Barcelonës u detyrua të lajmëronte tërheqjen e tij nga futbolli të mërkurën.

Aguero u transferua te Barcelona verën e kaluar me shpresën për të luajtur së bashku me mikun e tij më të mirë, Messi, por problemet kontraktuale bënë që Messi të largohej nga klubi për në Paris Saint-Germain.

Në mesazhin e tij për Aguero-n, Messi theksoi mënyrën se si ata janë bërë miq të ngushtë dhe kanë shijuar disa momente të mira në fushë, si fitimi i Kupës së Amerikës me Argjentinën.

“Praktikisht një karrierë e tërë së bashku, Kun… Ne kemi pasur disa momente të shkëlqyera dhe të tjera që nuk ishin aq të mrekullueshme, por të gjitha na kanë bërë të afrohemi më shumë dhe të bëhemi miq më të mirë. Dhe ne do të vazhdojmë të shpenzojmë kohë së bashku jashtë fushës”, ka shkruar Messi në një postim në Instagram.

“Me gëzimin e madh për ngritjen e Kupës së Amerikës pak më parë, me të gjitha arritjet që ke arritur në Angli… Dhe e vërteta është se tani më dhemb shumë të shoh se si duhesh të tërhiqsh nga futbolli. Më së shumti për shkak të asaj që të ka ndodhur. Jam i sigurt se do të vazhdosh të jesh i lumtur sepse je një person që rrezaton lumturi dhe ne që të duam do të jemi aty për ty. Tani një fazë e re e jetës tënde po fillon dhe unë jam i bindur se do ta shijosh me një buzëqeshje në fytyrë dhe me gjithë entuziazmin.

“Gjithë të mirat në këtë fazë të re! Të dua shumë miku im, do të më mungojë shumë të jem me ty në fushë dhe kur të takohemi me kombëtaren”, ka përfunduar shkrimi i Messi-t.

Aguero ishte në gjendje të luante vetëm në pesë ndeshje të Barcelonës përpara se të pësonte një aritmi kardiake, por ai ishte në gjendje të shënonte në atë kohë, duke e bërë këtë në El Clasico kundër Real Madrid-it.

 

/Albanianpost.com

Më Shumë

Të shtëna me armë zjarri në Prizren

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar dje në Prizren. Policia bën të ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore me ç’rast...

2005 tiketa dhe 47 aksidente të regjistruara në 24 orët e fundit në Kosovë

Policia e Kosovës ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë evidentuar statistika të rëndësishme lidhur me trafikun dhe rendin publik. Gjatë kësaj periudhe...

Lajmet e Fundit