Karim Khan, avokati i ish-ministrit të Transportit dhe Post Telekomunikacionit, Fatmir Limaj ka thënë se është i lumtur që klienti i tij është liruar dhe e vërteta ka dalë në shesh.
“E vërteta është e paevokuar, secili i akuzuar është gjetur i pafajshëm në secilën akuzë, gjëja e mrekullueshme e ligjit, arsyeja se unë i besoj ligjit dhe mendoj se ne shoqëri s’kemi opsion tjetër pos t’i besojmë ligjit, është se në shumicën e rasteve, pavarësisht politikës, interesave të caktuar ose arsye tjetër, është shumë e vështirë të fshehësh një gënjështër në sallën e Gjyqit, derisa kemi gjyqatrë të pavarur dhe të paanshëm”.
“Sot, jam i lumtur që mund të them se pas një procesi rraskapitës, që ka shkaktuar shumë dhimbje dhe ankth, jo vetëm për të akuzuarit, jo vetëm Fatmir Limajt, jo vetëm djalit të tij, vajzave të tij, familjes dhe miqve, por pas gjithë këtyre, është një lehtësim që emrat e tyre u pastruan”, ka thënë ai para mediave, njofton Klan Kosova.
Limaj që bashkë me Shpëtim Telakun, Endrit Shalën, Nexhat Krasniqin e Florim Zukën akuzoheshin për krim të organizuar, keqpërdorim me detyrën zyrtare dhe dhënie e marrje ryshfeti janë shpallur të pafajshëm në të gjitha pikat.