19.8 C
Prizren
E mërkurë, 9 Tetor, 2024

Lirohet nga paraburgimi Dibran Hoxha

Dibran Hoxha, i akuzuar nga Prokuroria e Prizrenit për lëndim të rëndë trupor, është liruar nga paraburgimi.

Lajmin e ka konfirmuar avokati i tij mbrojtës Avni Berisha.

Sipas avokatit Berisha, Gjykata e ka aprovuar kërkesën e tij dhe ia ka ndërruar masën e sigurisë duke e liruar nga paraburgimi. Kjo masë e sigurisë Hoxhës, ish-rojë e valltares së njohur si Kallashi,  i është zëvendësuar me paraqitje në stacionin policorë.

Avokati Avni Berisha ka thënë për kallxo.com se sot gjatë seancës së shqyrtimit fillestar gjykata e ka aprovuar kërkesën e tij dhe e ka liruar nga paraburgimi Dibran Hoxhën, i akuzuar për veprën penale lëndim i rëndë trupor.

“Sot është mbajtur seanca fillestare dhe gjykatësi pasi i ka shqyrtuar kërkesën time, ka nxjerrë vendim për ta liruar nga paraburgimi klientin tim. Kjo masë i është zëvendësuar me paraqitje në stacionin policorë”, ka thënë avokati Avni Berisha.

Sipas tij, edhe vet pala e dëmtuar kishte kërkuar disa herë që të lirohej nga paraburgimi i akuzuari Dibran Hoxha, pasi që sipas tij të dyja palët kanë arritur pajtim.

Vet Dibran Hoxha pas lirimit ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook “Prapë në liri respekt për shtetin e Kosovës”.

Dibran Hoxha po akuzohet nga Prokuroria për veprën penale lëndim i rëndë trupor.

Hoxha e kishte sulmuar personin H.B. me shkopinj dhe mjete të mprehta si thika dhe të ngjashme në terë trupin. Ngjarja për të cilën dyshohet menaxheri i lokalit të natës “Kobra City” dhe dy të tjerë ka ndodhur më 15 qershor.

Që nga ajo ditë, Hoxha kishte qenë në arrati deri kur ishte arrestuar nga Policia e Prizrenit.

Lokali “Kobra City” ishte bërë i njohur për shkak të valltares Donjeta Kasumi, e njohur me nofkën “Kallashi”./kallxo.com/

 

Më Shumë

Kryetari Xheladini mbështet fermerët e mjedrës në Dragash, premton politika afatgjata

Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, së bashku me kryesuesen e Kuvendit, Arijeta Skeraj, nënkryetarin Resul Fetahu dhe anëtarë të tjerë të kabinetit,...

Sot derbi në Podujevë, interesant edhe sfida në Suharekë

Superliga e Kosovës vazhdon sot me dy ndeshjet e fundit të xhiros së tetë që janë në program për t’u zhvilluar. Padyshim që ndeshja kryesore...

Lajmet e Fundit