Lirohet veterani i UÇK’së që u ndalua në aeroport nga autoritetet turke

Ish Gjenerali i FSK-së, Imri Ilazi, është liruar pas ndalimit nga autoritetet e Turqisë në Aeroportin e Antaliasë, raporton Express.

Lajmin e ka bërë të ditur Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati.

Ai ka thënë se shpreson që të mos përsëriten raste të tilla, derisa ka falenderuar Ministrinë e Punëve të Jashtme, Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Ambasadën e Kosovës në Turqi, që kanë ndihmuar në lirimin e Ilazit.

“Sapo më njoftuan që është liruar nga Imri Ilazi nga organet turke. E falenderoj Ministrisë e Jashtme dhe Diasporës, Ministrinë e Brendshme në Kosovë, Ambasadën e Kosovës në Turqi, si dhe Blerim Dajakun dhe bashkëpunëtorin Kushtrimin që ndihmuan në lirimit e ish gjeneralit Imri Ilazit. Shpresojmë që raste të tilla mos të përsëriten”, ka shkruar Gucati.

Më Shumë

Totaj priti një delegacion të lartë të FMN-së

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot një delegacion të lartë nga institucionet financiare ndërkombëtare, i cili po qëndron në Kosovë...

Rikthehet gara e pehlivanëve në Opojë, më 13 qershor mbahet edhe gara tradicionale e kuajve

Komuna e Dragashit ka njoftuar organizimin e manifestimit tradicional të Opojës, i cili mbahet për nder të Ditës së Çlirimit të Komunës së Dragashit. Ngjarja...

Lajmet e Fundit