Lista Srpska kërkon shtyrjen e seancës

Kuvendi i Kosoves 7Kryetari i Partisë Demokratike Turke të Kosovës, KDTP, Mahir Yagcilar, thotë se Grupi 6 +, në seancën e ditës së premte do të votojë për kandidatin e Partisë Demokratike të Kosovës, Arsim Bajrami.

“Ne do ta mbështesim kandidatin e PDK-së për kryetar të Kuvendit. Pas kësaj do të shohim se si do të rrjedhin gjërat”, ka thënë Yagcilar.

Ai gjithashtu ka bërë të ditur edhe faktin se Lista Srpska ka kërkuar që të shtyhet seanca konstituive e paraparë të mbahet të premten, raporton Telegrafi.

“Ata pritet që një kërkesë të tillë ta bëjnë edhe me shkrim. Pastaj do të vlerësohet nëse arsyetimi i tyre është i arsyeshëm dhe do të merret vendimi”, ka thënë Yagcilar.

Rreth kërkesës së Lista Srpska për shtyrje të seancës e ka konfirmuar edhe lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Ai ka thënë se megjithatë nuk sheh arsye që të ndodh një gjë e tillë.

“Ata kanë kërkuar sqarime shtesë rreth zhvillimeve të fundit. Nuk besojmë që ka nevojë për shtyrje të seancës. Sqarimet ‘teknike’ të cilat i kanë kërkuar mund të bëhen edhe gjatë seancës”, ka vlerësuar Haradinaj.

Haradinaj gjithashtu ka folur edhe rreth mundësisë së “ftohjes” së raporteve ndërmjet Listës Srpska dhe LAN.

“E dimë që është kërkesë më shumë teknike për konsultë dhe nuk besojmë që do të ndikojë në votimin për kryeparlamentarin”, ka theksuar Haradinaj.

Më Shumë

Kuvendi i Prizrenit miraton Kornizën Afatmesme Buxhetore 2027-2029

Kuvendi Komunal i Prizrenit ka miratuar të enjten Kornizën Afatmesme Buxhetore (KAB) për periudhën 2027-2029, pas një debati të gjerë mes anëtarëve të kuvendit...

Në Prizren promovohet monografia për jetën dhe veprën e piktorit Hamdi Bardhi

Në Prizren është promovuar monografia kushtuar jetës dhe veprës së piktorit të njohur Hamdi Bardhi, një prej artistëve më të rëndësishëm që ka lënë...

Lajmet e Fundit