23.5 C
Prizren
E diel, 24 Gusht, 2025

Lista e të propozuarve nga OVL UÇK për pranim automatik në UP

RektoriatiLista, tashmë problematike, e të propozuarve nga OVL e UÇK për pranim me automatizëm në Universitetin “Hasan Prishtina”, sipas një memorandumi të nënshkruar vite më parë mes kësaj organizate dhe Universitetit, e mbajtur “sekrete”, s’është më e tillë.

Atë e disponon “Koha Ditore” dhe në funksion të përmbushjes së kërkesës për transparencë, se kush janë ata fëmijë veteranësh, viktimash e dëshmorësh të luftës çlirimtare, Koha.net e bën publike.

Kërkesa ultimative e OVL të UÇK,e mbështetur edhe nga Ministria e Arsimit dhe Këshilli Drejtues i Universitetit, që mbi një mijë fëmijë të kategorive të dala nga lufta, u kundërshtua nga rektori i ri i tij, Ramadan Zejnullahu dhe nga një pjesë e shoqërisë civile, si një cenim kriteresh të shtruara për rritjen e cilësisë në këtë institucion, por edhe si një diskriminim.

Ndërsa u bënë dyshime në interpretimin e Memorandumit, që sipas OVL UÇK u jep të drejtën të gjithë fëmijëve nga prindër të kategorive të dala nga lufta të regjistrohen me automatizëm, të tjerë thanë se ata kanë përparësi regjistrimi vetëm nëse janë të njëjtë me rezultatet e kriteret e kërkuara për regjistrim.

Kishte edhe dyshime se në listë janë përfshirë fëmijë kategorish që s’kanë lidhje me prindër veteranë, invalidë a dëshmorë të luftës dhe OVL e UÇK kundërshtoi ta bëjë publike listën, që të mund të verifikoheshin dyshimet. Atë që s’e bëri OVL e UÇK, po e bëjmë ne, me bindjen se kështu u ndihmohet atyre kandidatëve që e meritojnë regjistrimin në bazë të meritave të luftës së prindërve të tyre.

Duke klikuar më poshtë, mund ta shikoni listën e plotë të publikuar nga organizata e dala nga lufta e UÇK-së.

http://www.scribd.com/doc/247723667/shoqata-e-familjeve-te-deshmoreve-lista-1-pdf

Më Shumë

Bakaj: Prizreni do të garojë denjësisht në Ligën e Parë

Prizreni ka debutuar me barazim në Ligën e Parë të Kosovës, duke ndarë pikët me Trepçën ’89. Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Përparim Thaçi”...

Komuna e Suharekës dhe “Jetimat e Ballkanit” sot e nisin ndërtimin e objektit të zjarrfikësve

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, ka bërë të ditur se zjarrfikësit e kësaj komune së shpejti do ta kenë objektin e tyre të ri...

Lajmet e Fundit