8 C
Prizren
E enjte, 26 Mars, 2026

Liverpooli rreshton legjendën Gerrard si zëvendësues të Kloppit

Trajneri gjerman, Jurgen Klopp mund të largohet nga stoli i Liverpoolit dhe vendin e tij mund ta zë legjenda Steven Gerrard, i cili shihet si favorit.

Reds janë duke përjetuar një sezon të dobët në Ligën Premier dhe momentalisht rrezikojnë të përfundojnë jashtë top katërshes.

Drejtuesit e klubit besojnë se trajneri aktual, Klopp, është i gatshëm të largohet nga Anfield dhe të zëvendësojë Joachim Low si menaxher i ekipit kombëtar gjerman.

Kjo e ka shtyrë klubin dhe drejtuesit të konsiderojnë emra të mundshëm për ta pasuar trajnerin e suksesshëm.

Sipas mediumit The Mirror, Liverpooli ka rreshtuar trajnerin e Rangers, Gerrard, si favoritin kryesor për t’u bërë menaxher i tyre i ri.

Gerrard është në prag të fitimit të titullit në Premiershipin Skocez dhe si legjendën e klubit tani ka parakaluar të gjithë në garën për të marrë detyrën nga Klopp.

Më Shumë

Aulona Muhadri kompleton sirtarin e trofeve me Ligën Unike

Pas një karriere të pasur me sukses, kapitene e Bashkimit, Aulona Muhadri, ka arritur fitimin e trofeut të shumëpritur të Ligës Unike, duke kompletuar sirtarin...

Moti sot me temperatura deri në 12 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se moti sot do të jetë i vranët dhe intervale me diell.   Në njoftim thuhet se temperaturat...

Lajmet e Fundit