Universiteti britanik hap master ku diplomohesh për grupin “The Beatles”

Një universitet britanik ka hapur masterin e parë në Arte ku mund të diplomohesh për “The Beatles” dhe ndikimin e gjerë të bandës legjendare në muzikë dhe shoqëri.

Universiteti i Liverpool-it njoftoi se ka filluar të pranojë aplikimet për një program mësimor në shtator 2021 të quajtur “The Beatles: Industria e muzikës dhe kursi i trashëgimisë”.

“Diploma do t’u pëlqejë personave, që aktualisht punojnë ose konsiderojnë një karrierë në arte dhe në të gjithë sektorët e turizmit dhe kohës së lirë”, tha institucioni.

Materiali studimor përfshin analizimin e rolit që banda luajti në muzikë, industrinë krijuese dhe më pas në fusha më të gjera, si turizmi dhe trashëgimia.

“Jam plotësisht e kënaqur që jemi në gjendje të ofrojmë studime zyrtare për “The Beatles” në Departamentin e Muzikës dhe Institutin e Muzikës Popullore në Universitetin e Liverpool”, tha udhëheqësja e programit, Holly Tessler.

“The Beatles”, të themeluar në Liverpool në 1960, fituan vlerësime ndërkombëtare gjatë karrierës së tyre 10-vjeçare dhe konsiderohen si një nga grupet më me ndikim dhe pionierë në historinë muzikore. /ata/

Featured Image

Më Shumë

Prizreni pret takimin trepalësh të Avokatëve të Popullit të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

Institucioni i Avokatit të Popullit të Kosovës do të mbajë sot në Prizren takimin trepalësh të Avokatëve të Popullit të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë...

Diskutohet progresi i Masterplanit të Hapësirave Publike të Prizrenit

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur përfaqësuesit e GIZ Kosovo nga komponenta e Zhvillimit Urban Qarkor (Kosovo4Green) dhe përfaqësuesit e kompanisë Urban Plus,...

Lajmet e Fundit