8.3 C
Prizren
E hënë, 8 Dhjetor, 2025

Lola Gjoka, pianistja e parë shqiptare

Më 22 maj të vitit 1910, në Sevastopol të Rusisë në një familje emigrantësh shqiptarë me origjinë nga Korça, lindi Lola Gjoka, pianistja e parë shqiptare.

Gjoka kishte marrë çmimin “Artiste e Merituar” për merita si artiste e veprimtare artistike më 1966 dhe titullin “Artiste e Popullit” në vitin 1978, për veprimtari të shquara si pedagoge pianiste dhe përpunuese e këngës popullore.

Pianistja Lola Gjoka është një nga figurat shumëdimensionale në historinë e artit tonë muzikor shqiptar, sepse ka luajtur një rol të rëndësishëm në konsolidimin e institucioneve të para artistike, duke punuar me përkushtim paralelisht edhe në formimin e artistëve të rinj.

Ka dhënë ndihmesë të vyer edhe në përkthimin e dy operave të para, “Rusalka” dhe “Ivani Susanjin”.

Pasuria dhe dashuria për muzikën vokale e në veçanti për këngën popullore, ka ushqyer gjithmonë shpirtin e saj krijues. Me elegancën dhe temperamentin që e karakterizonte, ajo krijoi dhe interpretoi Suitën për piano e orkestër harqesh për Koncertet e majit 1978.

Por sigurisht që thesari më i çmuar që na ka lënë është libri “50 këngë të përpunuara”, botuar pas vdekjes. Vdiq më 6 tetor të vitit 1985 në Tiranë.

Më Shumë

Çelë Lamaj jep dorëheqje nga të gjitha pozitat publike dhe partiake në PDK-në e Prizrenit

Drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike në Prizren, Çelë Lamaj, ka njoftuar se ka ofruar dorëheqje nga të gjitha funksionet publike dhe partiake që...

Limaj thotë se do t’i bashkëngjitet PDK-së në Kuvend, e quan “fazë të dytë të bashkimit”

Fatmir Limaj, kryetari i Nismës Socialdemokrate, në një konferencë të jashtëzakonshme për media ka deklaruar se partia e tij do t’i bashkohet Partisë Demokratike...

Lajmet e Fundit