11 C
Prizren
E mërkurë, 22 Prill, 2026

‘’Loyola’’ shënon përvjetorin e 10-të

Shkolla ‘’Loyola’’ në Prizren, të shtunën ka shënuar 10 vjetorin e themelimit të saj.

Drejtoresha e kësaj shkolle, Lindita Spaqi, në një fjalë rasti gjatë kësaj ceremonie, u shpreh se në shkollën e tyre kanë nxënës nga kombësi të ndryshme, gjë që e bën këtë rrugëtim sa sfidues, po aq të bukur dhe më të pasur.

Drejtori gjeneral i institucionit arsimor ‘’Loyola’’,Giselher Woite në fjalimin e tij theksoi se ndërtimi I kësaj shkolle në qytetin historik të Prizrenit është fat dhe vendim shumë i qëlluar, dhe se ndihet me fat që kjo shkollë është rritur dhe përmbushur vazhdimisht ndër vite. Për të pranishmit në këtë ceremoni u shfaq edhe një program artistik nga nxënësit e kësaj shkolle./tv prizreni

Më Shumë

Vazhdon rënia e çmimit të naftës, maksimalja e sotme 1.74 euro për litër

Çmimi i derivateve të naftës ka filluar të bie në Kosovë. Çmimi maksimal i lejuar për naftë për ditën e sotme, 17 prill, shkon...

Nisin vizitat sistematike shëndetësore në shkollat e Suharekës

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka njoftuar për fillimin e vizitave sistematike shëndetësore në të gjitha shkollat e komunës. Sipas tij, ky aktivitet...

Lajmet e Fundit