Luftë për ministri

Thaci e Mustafa14-23Garë e fortë po zhvillohet brenda Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, të cilat kanë arritur marrëveshje për bashkëqeverisje, se kush do të udhëheqë me dikasteret qeveritare.

Burime të gazetës “Zëri” bëjnë të ditur se krerët e këtyre dy partive, Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa, janë në përfundim e sipër të listës se kush do të udhëheqë me postet ministrore në qeverisjen e ardhshme, ndonëse janë arritur edhe ambiciet e disa zyrtarëve partiakë për t’u bërë ministra.

Sipas këtyre burimeve, posti i kryeministrit me shumë gjasë do t’i takojë Isa Mustafës së LDK-së, pasi që kjo e fundit ka kërcënuar se do të tërhiqet nga marrëveshja për bashkëqeverisje, përderisa deri të mërkurën mësohet se a do të finalizohet lista e ministrave të rinj të kabinetit të ardhshëm qeverisës. /Zëri/

Më Shumë

Ballkani përmbyll fazën përgatitore në Bansko

Ballkani ka mbyllur fazën përgatitore në Bansko, duke zhvilluar disa ndeshje miqësore në kuadër të përgatitjeve për sezonin e ri dhe garat evropiane. Në miqësoren...

Emilja Rexhepi paralajmëron zgjedhje të reja

Ish-zv-kryeministrja dhe ish-nënkryetarja e Kuvendit, Emilja Rexhepi, ka paralajmëruar se Kosova mund të shkojë sërish në zgjedhje të jashtëzakonshme nëse nuk arrihet marrëveshje për...

Lajmet e Fundit