23.9 C
Prizren
E hënë, 4 Gusht, 2025

Luis Enrique ka një kusht për ta marrë drejtimin e Arsenal

Skuadra e Arsenal nga sezoni i ardhshëm, do të jetë në stol me një trajner tjetër, pasi Arsene Wenger pas 22 viteve që udhëhoqi “Topçinjtë”, në fund të këtij sezoni do të largohet nga pozita e trajnerit në “Emirates”.Emra të shumtë po përmenden për ta marrë drejtimin e skuadrës nga Londra Veriore, por ndër favoritët po llogaritët edhe ish-trajneri i Barcelonës, Luis Enrique.

Megjithatë, sipas një raportimi i “The Sun”, që thuhet të jetë nga burime të sigurta, Enrique i ka paraqitur një kërkesë drejtuesve të Arsenal, nëse këta të fundit e dëshirojnë spanjollin në bankinën e tyre.Trajneri 47 vjeçar kërkon që t’i ketë në dispozicion 200 milionë funte, për ta bërë një rindërtim thuajse të plotë të skuadrës londineze.Sipas këtyre raportimeve, Enrique dëshiron të sjellë lojtarë të ri në secilin repart, përpos sulmit, ku mendon se “Topçinjtë” kanë potencial me dyshen Aubameyang e Lacazette.

Mirëpo, më herët ishte raportuar se drejtuesit e Arsenal trajnerit të ri, kushdo që do të jetë ai, do t’i ofrojnë në dispozicion vetëm 50 milionë funte për blerjen e lojtarëve dhe shuma që mund të nxirret nga ndonjë futbollist që mund të largohet nga “Emirates”.Arsenal njihet si një klub që zakonisht nuk shpenzon shumë në afate kalimtare, pasi fokusi i Wenger ka qenë tek lojtarët e ri, mirëpo me largimin e tij, ky aspekt mund të ndryshojë, por pritet të ndryshon edhe vendimmarrja rreth blerjeve, gjë që tani e tutje do të vendoset më shumë nga zyrat e klubit.Ish-drejtori sportiv i Barcelonë, Raul Sanllehi, pritet se do të jetë njeriu kryesor për sa i përket aspektit të shpenzimeve në merkato tek Arsenal dhe marrë parasysh se Luis Enrique veçse ka punuar bashkë me të tek ekipi katallan, atëherë edhe mund të ketë pak përparësi në këtë aspekt.Sido që të jetë, ndryshimet gjatë verës tek Arsenal pritet të ndodhin dhe jo vetëm në stol, por sa do të jenë të bujshme, mbetet të shihet më vonë. /Insporti.com

Më Shumë

Granit Xhaka bëhet lojtar i Sunderlandit – rikthehet pas dy vitesh në Premier League

Sunderland ka njoftuar zyrtarisht transferimin e mesfushorit shqiptar, Granit Xhaka nga Bayer Leverkusen. Xhaka është rikthyer në Premier League, pas dy viteve të kaluara në kampionatin...

Vdes në moshë të re djali i veteranit të UÇK-së, Rasim Zenunit

Ka vdekur në moshën 30-vjeçare mërgimtari me prejardhje nga Krusha e Madhe, Almir Zenuni, djali i veteranit të UÇK-së, Rasim Zenuni.   Lajmi u bë i...

Lajmet e Fundit