8.4 C
Prizren
E shtunë, 14 Shkurt, 2026

Luka Modriq mund t’i bashkohet Messit tek Inter Miami

Luka Modriq është futbollist i Real Madridit deri në fund të këtij edicioni, por e ardhmja e tij ende është e paqartë.

Mediat spanjolle kanë shkruar se ai mund të largohet në verën e vitit të ardhshëm nga skuadra madrilene.

“Mundo Deportivo” ka shkruar se përveç Luis Suarezit, në vitin tjetër, Inter Miamit mund t’i bashkohet edhe kroati me shumë përvojë dhe një prej mesfushorëve më të mirë në histori të futbollit.

38-vjeçari Modriq në vitin 2018 ishte fitues i “Topit të Artë”.

Ka fituar pesë herë Ligën e Kampionëve me Real Madridin dhe ka tre tituj të La Ligës spanjolle.

Më Shumë

Komisionerët nga Dragashi para Krimeve Ekonomike në Prizren – vazhdojnë intervistimet për manipulim votash

Vazhdon seria e intervistimeve në Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike në Prizren, ku sot janë paraqitur edhe komisionerë nga komuna e Dragashit, të...

Derbi në Prizren

Spektakli i basketbollit vazhdon në Prizren, kësaj radhe me derbin e javës së 20-të të ProCredit Superligës. Bashkimi - GO+ Peja është sfida kryesore e...

Lajmet e Fundit