16.8 C
Prizren
E mërkurë, 25 Shtator, 2024

“Lumëbardhi” do të mbetët vend i ngjarjeve kulturore

lumbardhiii kinemaKinemaja e vetme e Prizrenit, edhe më tej do i mbetet këtij qyteti për ushtrimin e veprimtarive kulturore. Këtë vendim e ka marrë Kryetari i Komunës, Ramadan Muja i cili ka bërë thirrje për renovimin

Ndonëse në gjendje jot ë mirë, kinemaja e vetme e qytetit të Prizrenit, vazhdon të mbetet vendi ku edhe nisin organizimet e shumta kulturore që kanë peshë të veçantë. E aty para 13 viteve nisi edhe festivali ndërkombëtar i filmit “Dokufest” i cili tashmë ka marrë përmasa botërore.

Por, ditëve të fundit janë dëgjuar zëra në opinion se Kino “Lumëbardhi” do të privatizohet. Ky vendim i Agjencisë Kosovarë të Privatizimit pati ngjallë reagime të shumta të komunitetit artistik në këtë qytet, me theks të veçantë të organizatorëve të “Dokufestit” të cilët thanë se nëse privatizohet kinemaja atëherë do të shuhet edhe festivali i cili aty pati lindur.

Veton Nurkollari pati thënë se për ta mbrojtur kinemanë e vetme të qytetit do të organizohen edhe protesta gjithë popullore nëse është nevoja. Madje edhe natën e parë të “Dokufestit” organizatorët e nisën me një rebelim artistik përmes së cilit kërkuan mos marrjen e tij.

Mirëpo me sa duket përfoljet kanë marrë fund, pasi sipas zëdhënësit të komunës ,Ymer Berisha, kjo kërkesë e AKP-së për të privatizuar këtë lokacion tradicional kulturor do të shndërrohet në zonë të interesit publik. Një gjë e tillë tha Berisha është kërkuar nga kryetari Muja dhe Kino “Lumëbardhi” do të mbetët vend i ngjarjeve të rëndësishme kulturore në Prizren.

“Kryetari i komunës ka kërkuar nga administrata komunale që të ndërmerr veprimet e duhura konform të drejtave ligjore që ka komuna që ta njoftojë AKP-në që kjo zonë së shpejti mund të shpallet zonë e interesit publik me të vetmin qëllim se Kinema “Lumëbardhi” ka kontribuar në rritjen dhe zhvillimin e kulturës, shumë gjenerata për herë të parë filmin e kanë pa aty. ne dëshirojmë që kinemaja të vazhdojë të funksionojë sikurse deri më tani, normalisht të jetë pikë frekuentuese e të gjithëve”, tha ai .

Përveç thirrjes publike të komunitetit artistik në mbrojtje të kinemasë kanë dalë edhe kryeministri shqiptar, Edi Rama, dhe ai i Kosovës, Hashim Thaçi. Berisha tha se komuna ka pranuar kërkesën e Thaçit edhe zyrtarisht.

“Edhe thirrja publike gjatë “Dokufestit” e dy kryeministrave, që kërkesa e komunitetit artistik në Prizren të respektohet nga ana e komunës ka bërë që kryetari me kënaqësi të bëjë të pa mundurën që nismat e tilla që janë në interes të qytetit të jetësohen si politika publike. Konfirmoj se kinemaja “Lumëbardhi” do të jetë e qytetarëve dhe komunës së Prizrenit, e cila do të ndihmojë të realizojë klasa artistike aktivitetet e tyre” theksoi Berisha.

Komuna e Prizrenit sipas Berishës në të ardhmen mirëpret projekte për renovimin e kësaj kinemaje,e cila sipas tij do të jetë në shërbim të kultivimit të vlerave kulturore që ka Prizreni.

Më Shumë

Lajmet e Fundit