6.5 C
Prizren
E enjte, 25 Dhjetor, 2025

Lumi ‘Mirusha’ depërton në shkollën e Burimit të Malishevës (Foto)

Rënia e pandërprerë e shiut, gjatë ditës së sotme, ka bërë që të rritet niveli i ujit në lumin Mirusha, por edhe në përroska.

Sipas të dhënave nga drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, uji ka depërtuar në shkollën fshatit Burim, ku është dashur të intervenojnë ekipet e zjarrfikësve dhe shpëtimit, ndërsa mësimi është ndërprerë në atë shkollë, thuhet në një komunikatë të Komunës së Malishevës.

Momentalisht, uji ka bllokuar rrugën Malishevë-Duhël dhe rrugën Mirushë-Gurbardh. Tek liqeni në Mirushë, uji ka mbuluar urën dhe si pasojë është bërë e pakalueshme rruga për në fshatin Gurbardh.

Po ashtu, uji ka depërtuar edhe në disa shtëpi banimi në qytetin e Malishevës, kryesisht në bodrume.

Gjendja aktuale është nën kontroll, por luten qytetarët që të mos lëvizin pa nevojë, pasi sasia e ujit në lum dhe përroska, është ende e madhe. Sipas drejtorit të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Sejdi Paçarizi, ekipet emergjente janë në gatishmëri të plotë deri në qetësimin e situatës. /PrizrenPress.com/

Malisheve-vershime-zjarrfikesit

Më Shumë

Vërmicë/ Tentoi të jepte ryshfet, përfundoi në pranga

Një shtetas i Shqipërisë është arrestuar në Pikën e Kalimit Kufitar Vërmicë, pasi dyshohet se i ka ofruar ryshfet një zyrtari policor gjatë kryerjes...

Aksident i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”

Një aksident i rëndë ka ndodhur para pak çastesh në autostradë, afër Suharekës. Një makinë është dëmtuar rëndë, ndërsa ende nuk dihen detaje tjera për...

Lajmet e Fundit