11.9 C
Prizren
E hënë, 23 Shkurt, 2026

Lunaçek: Shpresoj që largimi i madh i njerëzve ta zgjojë nga gjumi Qeverinë

UlrikeLunacekUlrike Lunaçek, nënkryetare e Parlamentit Evropian, pas votimit të raportit për Kosovën në Komisionin për Politikë të Jashtme të Parlamentit Evropian, është shprehur e kënaqur për faktin se edhe kësaj radhe shumica e deputetëve e përsëritën thirrjen për 5 vendet e BE-së që ta njohin Kosovën.

“Ndikimi pozitiv i BE-së në Kosovë është dëmtuar dukshëm për shkak të mungesës së unitetit”, ka thënë ajo.

Po ashtu e ka quajtur si “situatë frustruese” faktin se vetëm për kosovarët duhet të ketë viza për të udhëtuar në BE dhe u ka bërë thirrje edhe Prishtinës, edhe BE-së që të jenë më aktive në realizimin e liberalizimit të vizave për Kosovën.

Në intervistën dhënë ‘Kohës Ditore”, Lunaçek flet për pjesët kryesore të raportit dhe për disa nga zhvillimet më të rëndësishme në Kosovë, përfshirë edhe migrimin e madh kohëve të fundit, skandalin ndaj dyshimeve për korrupsion në misionin e EULEX-it dhe për debatet rreth krijimit të Gjykatës Speciale, për të cilën edhe Parlamenti Evropian bën thirrje që të formohet sa më shpejt

Më Shumë

I kërkonin 100% kamatë mujore viktimës, arrestohen dy të dyshuar për fajde në Prizren

Dy persona janë arrestuar në Prizren nën dyshimin për fajde. Sipas raportit 24-orësh, të dyshuarit dyshohet se kanë ngarkuar një viktimë mashkull kosovar me kamatë...

Vetaksidentohet me trotinet në Prizren, ngasësi në gjendje kritike

Një person është vet aksidentuar me trotinet në Prizren. Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës ai është në gjendje kritike shëndetësore. “Është raportuar se një...

18 vjet shtet

Lajmet e Fundit