22.8 C
Prizren
E martë, 7 Maj, 2024

Lushnja përkujton një vjetorin e vdekjes së Vaçe Zelës

VaceZela-kengetareNë përkujtim të 1 vjetorit të vdekjes së artistes së njohur, Vaçe Zela, janë kryer homazhe në kinoteatrin e qytetit të Lushnjes, i cili mban edhe emrin e këngëtares.

Familjarë, të afërm, kreu i bashksisë së Lushnjes, Fatos Tushe, nënprefekti, Ilir Dervishi si dhe drejtues të tjerë vendorë kanë marrë pjesë në homazhet për nder të artistes së madhe. Homazheve i janë bashkangjitur qytetarë të shumtë Lushnjar por edhe nga rrethet e tjera, shkruan Shqiptarja.

Zela është nderuar me titullin “Nderi i Kombit” nga presidenti shqiptar, Alfred Moisiu, çmimin “Mikrofoni i Artë” nga Ministria e Kulturës së Kosovës dhe viti 2009 në Shqipëri është shpallur Viti i Vaçe Zeles nga Ministria e Kulturës, Turizmit, Rinisë dhe Sporteve.

Madhështia e saj artistike është njohur dhe vlerësuar edhe në skenën ndërkombëtare, ku Amerika e shpërbleu me çmimin “Disku i Artë”, Kembrixhi i Anglisë e shpalli Gruan e Vitit ’97-98 dhe Instituti Biografik Amerikan e ka renditur artisten ndër 500 njerëzit më me ndikim.

Këngëtarja e njohur ndërroi jetë në moshën 75-vjeçare në shtëpinë e saj në Basel të Zvicrës në 6 shkurt të 2014. Vaçe Zela u lind më 7 prill 1939 në Lushnje dhe ishte aktive në skenën muzikore që nga fëmijëria. Ajo la pas bashkëshortin, Pjetër Rodiqin dhe të bijën Irmën.

Më Shumë

Në Prizren zhduket një vajzë

Një vajzë në Prizren është zhdukur që nga data 30 prill. Siç bëhet e ditur në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, ankuesja femër...

25 vjet nga vrasja e Fehmi Aganit

Mbushen 25 vjet nga vrasja e nënkryetarit shumëvjeçar të LDK-së, Fehmi Aganit. Agani u vra më 6 maj të vitit 1999, nga forcat pushtuese...

Lajmet e Fundit