20.8 C
Prizren
E enjte, 2 Maj, 2024

Ja arsyet pse kosovarët nuk mund të marrin azil

Emigrant kosovarGlobal Peace Index e nxjerrë Kosovën si një shtet paqësor, me një përmirësim të ndjeshëm në vitin 2014-të.Sipas raportit të saj, në vitin 2014, Shqipëria ka qenë në vendin e 65-të, Maqedonia në vendin e 87-të dhe Mali i Zi në vendin 55-të.

Ndërsa, Kosova ka lëvizur pozitivisht për 8 vende, nga 72 sa ishte në vitin paraprak, në vendin e 64-të në 2014-të, duke e lënë prapa Shqipërinë, Maqedoninë, Turqinë dhe Greqinë, e cila në vitin 2014-të ishte në vendin 86-të.

“Pra, në Kosovë nuk ka asnjë konflikt të brendshëm dhe nuk ka as persekutim politik, sepse sapo kemi kaluar një palë zgjedhje demokratike, që janë vlerësuar si të lira dhe të ndershme nga të gjithë mekanizmat ndërkombëtar në Kosovë”, thuhet në raport.

Instituti Global Peace Index është njëri prej instituteve më kredibile në botë për matjen e paqes, vlerësimin e rreziqeve, mirëqenien njerëzore dhe progresin në shtete të ndryshme të botës.

Gjithashtu, nëse analizohen edhe raportet e krimeve në shtete të botës, atëherë niveli i krimeve në Kosovë është ndër më i ulëti në Evropë.

Sipas raportit zyrtar të policisë për vitin 2014, në Kosovë ka pasur gjithsej 35 vrasje, që nëse e kalkulojmë me metodën standarde të matjes së krimit, atëherë është rreth 1.75 në 100 mijë banorë.

Bazuar në raportet e Zyrës për Droga dhe Krime të OKB-së (UNODC), e cila është udhëheqëse në luftën kundër drogave të paligjshme dhe krimit ndërkombëtar, Kosova është në pozicion shumë më të mirë se shumë shtete, që janë edhe pjesë e BE-së dhe që kanë nivel më të lartë të vrasjeve dhe krimit të organizuar.

Në Mal të Zi, në 100 mijë banorë, koeficienti i vrasjeve është 2.7, në Ukrainë është 4.3, në Shqipëri 5.0, në Letoni është 4.7, në Estoni 5.0, në Bjellorusi është 5.1, në Moldavi është 6.5, në Lituani është 6.7 në 100 mijë banorë, etj. Gjithashtu, edhe ky segment merret shumë parasysh për dhënien e statusit të refugjatit nga shtetet e BE-së.

Konventa e OKB-së lidhur me statusin e refugjatëve, e nënshkruar në Gjenevë nga 26 shtete në vitin 1951, tregon shumë qartë se kush mund të marrë statusin e refugjatit në BE. Sipas saj, statusin e refugjatit mund ta marrin vetëm të persekutuarit që për arsye të racës, fesë, kombësisë, anëtarësisë së një grupi shoqëror apo opinionit publik, gjenden jashtë shtetit të tyre dhe janë të paaftë apo nuk kanë mundësi të kthehen për shkak të arsyeve të sipërpërmendura dhe kjo nuk vlen edhe për ata që kërkojnë vullnetarisht azil. /Telegrafi/

Më Shumë

Shkurte Fejza nderohet me titullin “Qytetare Nderi” nga komuna e Suharekës

Këngëtarja shqiptare, Shkurte Fejza është nderuar me titullin “Qytetare Nderi” nga komuna e Suharekës. Kështu bëri të ditur kreu i kësaj komune, Bali Muharremaj përmes...

Rreth 100 punëtorë të lënduar këtë vit

Përveç dhimbjeve dhe pamundësisë për të lëvizur, Rexhep Gashi brengosej edhe për mbulimin financiar të trajtimit të tij. I shtrirë prej ditësh në Klinikën e...

Lajmet e Fundit