11.8 C
Prizren
E premte, 18 Tetor, 2024

Lushtaku, Haxha dhe Jashari nuk janë në QKU

SamiLushtaku-i arrestuarUshtruesi i detyrës së komisarit të burgjeve në Kosovë, Shemsi Hajrizi, ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se deri sot, e mërkurë, “nuk ka ndonjë raport tjetër zyrtar përveç atij që është publikuar të martën se tre personat e paraburgosur, Sami Lushtaku, Ismet Haxha dhe Sahit Jashari, nuk gjenden në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës”.
Që të tre, të dyshuar për krime lufte, gjendeshin për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, nën kujdesin e Shërbimit Korrektues të Kosovës.

Përfaqësues të këtij Shërbimi kishin njoftuar zyrtarisht se të dyshuarit, ishin arratisur në orët e para të pasdites të ditës së martë, 20 maj 2015.

Ky veprim i tyre mendohet të ketë qenë rezultat i mospajtimit për t’u transferuar në qendrën e paraburgimit në Mitrovicën e Veriut, duke qenë se procesi gjyqësor ishte paraparë të fillojë më 22 maj 2015, në Gjykatën Themelore në veri të Mitrovicës.

Avokatët mbrojtës dhe pjesëtarë të familjes së zotit Lushtaku, i cili është edhe kryetar komune i Skënderajt, kanë pohuar të martën pasdite se Lushtaku nuk është arratisur.

Sipas tyre, ai gjendet në QKU, për të negociuar mundësinë që të mos bëhet transferimi në qendrën e paraburgimi në Mitrovicën e veriut dhe që gjykimi të mbahet në Prishtinë.
Ndryshe, të tre këta janë pjesë e lëndës së njohur si Grupi i Drenicës, në përbërje të të cilit janë pesëmbëdhjetë persona.

Ndaj tyre, Prokuroria Speciale e Kosovës kishte ngritur më 8 nëntor të vitit të kaluar aktakuzë në Gjykatën Themelore të Mitrovicës, nën dyshimet se kanë “kryer krime lufte kundër popullatës civile, përfshirë tortura, keqtrajtim të të burgosurve, dhe vrasje”, të cilat supozohen të jenë kryer në një qendër paraburgimi të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Likoc të komunës së Skënderajt, në vitin 1998.

Edhe Misioni Evropian për Sundimin e Ligjit, EULEX, ka konfirmuar të martën se Shërbimi korrektues i Kosovës ia ka konfirmuar gjykatësit të rastit, arratisjen e tre prej 7 të pandehurve, të njohur si “Grupi i Drenicës”, të cilët ishin në paraburgim.

Zëdhënësi i këtij misioni, Blerim Krasniqi, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se të pandehurit kanë qenë nën mbikëqyrjen e Shërbimit Korrektues të Kosovës.

Më herët, sipas Krasniqit “gjykatësi ka dhënë urdhër që të pandehurit të transferoheshin në Qendrën e paraburgimit në Mitrovicë, vetëm në ditët kur duhej të zhvillohej gjykimi në Gjykatën Themelore në Mitrovicë, e cila është përgjegjëse për rajonin ku dyshohet se janë kryer krimet nga të pandehurit”.

Krasniqi ka shtuar se gjykata ka kërkuar nga Policia e Kosovës dhe Shërbimi korrektues i Kosovës që t’i sjellin të pandehurit në gjykatë, me 22 maj, për kur është paraparë seanca e parë e shqyrtimit kryesor.

Për gjetjen dhe sjelljen në gjykatë të arratisurve, sipas Krasniqit, janë të obliguar Policia e Kosovës dhe Shërbimi korrektues i Kosovës.

Vazhdon përkrahja për “Grupin e Drenicës”

Dhjetëra qytetar janë tubuar para QKUK-së në shenjë pakënaqësie për transferimin e mundshëm të ‘Grupit të Drenicës’, në burgun e Mitrovicës së Veriut.

Në mesin e qytetarëve që po përkrahin kryetarin e Skenderajt, Sami Lushtakun dhe të tjerët janë edhe zyrtar të kësaj komune të prirë nga nënkryetari Fadil Nura.

Ndryshe, mbrëmë është paralajmëruar nga avokatët e Lushtakut se sot do të dihet nëse ata do të transferohen apo jo.

Sami Lushtaku u arratis mbrëmë nga QKUK’ja duke rezistuar kështu shkuarjen në burgun në Veri.

Akoma avokatët e tij nuk kanë arritur një marrëveshje me EULEX’in për dorëzimin e Lushtakur.

Më Shumë

Sulmohet një zyrtar policor në Prizren

Një persona dyshohet se ka sulmuar një zyrtar policor në Prizren. Policia ka arrestuar të dyshuarin, dhe të njëjtin e ka dërguar në mbajtje. “Lidhur me...

Moti sot i vranët dhe me shi, temperaturat deri në 22 gradë

Sot në Kosovë pritet të mbizotërojë mot i vranët dhe me shi. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do të lëvizin nga 8 deri në...

Lajmet e Fundit