4.2 C
Prizren
E enjte, 12 Mars, 2026

Lutfi Haziri kryeministër i Kosovës?!

LutfiHaziri5-30Lutfi Haziri edhe zyrtarisht do të jetë kryeministër i Republikës së Kosovës. Kështu të paktën bazuar në atë që e ka shkruar shefi i tij i kabinetit, Arbër Ismajli. Ai në një postim në Facebook ka shkruar “Arbër Ismajli, shef i kabinetit të kryeministrit të ri të Ksoovës, z. Lutfi Haziri”.

Ndërkaq, pak minuta më vonë ndërruar postimi ku thuhet se: “Arbër Ismajli, shef i kabinetit tek madheria e tij, i madhi Lutfi Haziri, lider i permasave Evropiane”.

Gazeta Blic ka raportuar se kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa nuk e ka të sigurt postin e kryeministrit, ashtu siç deklaruan dje nga LDK nëpërmjet një njoftimi të lëshuar për medie. Burime të Gazetës Blic nga Lidhja Demokratike e Kosovës kanë bërë të ditur se tashmë PDK ka nisur lojën që mos ia jep postin e kryeministrit Isa Mustafës.

“Nga zhvillimet e fundit, dhe nga informatat që i kemi, PDK nuk po e do Isa Mustafën për kryeministër. Me gjasë nuk do të lejojnë të realizohet ky synim i Isa Mustafës”, ka thënë ky burim.

Sipas këtij burimi, PDK do të tentoj që për kryeministër të jetë dikush tjetër.

Edhe sot gjatë ditës Gazeta Blic ka raportuar se as në mbledhjen e Kryesisë së LDK-së nuk u është thënë anëtarëve të organit më të lartë të LDK-së se Isa Mustafa do të jetë kryeministër.

As kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi sot nuk ka saktësuar se kush do të jetë kryeministër i ri i Kosovës.

Mirëpo, Gazeta Blic nga burime brenda PDK-së ka marrë vesh se Isa Mustafa nuk është i pranueshëm për ta, kryeministër.

Si emer i mundshem tash e sa kohe eshte përmendur Lutfi Haziri.

Më Shumë

Vdes një 56-vjeçare në një aksident në Nagavc të Rahovecit

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në fshatin Nagavc të Rahovecit, ku një veturë ka goditur dy persona të moshës madhore Lajmin e ka...

Rriten temperaturat në prag të fundjavës, e premtja me diell

E premtja pritet të sjellë mot kryesisht me diell në Kosovë. Sipas njoftimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0°C...

Lajmet e Fundit